Sporte Luftarake
Anthony Joshua dhe Kristian Prenga bëjnë shqiponjën dykrenare para duelit në Arabinë Saudite
Dy boksierët pozuan së bashku me simbolin shqiptar vetëm pak ditë para përballjes së madhe në ring.
Anthony Joshua dhe boksieri shqiptar Kristian Prenga kanë tërhequr vëmendjen me një gjest simbolik para duelit të tyre, duke bërë së bashku shqiponjën dykrenare, përcjell albinfo.ch.
Fotografitë e publikuara në rrjetet sociale i shfaqin dy sportistët të buzëqeshur pranë njëri-tjetrit, ndërsa gjesti i tyre është mirëpritur nga tifozët shqiptarë dhe ka marrë reagime të shumta në internet.
Joshua dhe Prenga do të përballen të shtunën, më 25 korrik 2026, në Jeddah Superdome në Xhedah të Arabisë Saudite.
Ish-kampioni i botës në peshat e rënda, Anthony Joshua, hyn në këtë duel me një karrierë të jashtëzakonshme, pasi ka mbajtur titujt botërorë në versionet WBA, IBF dhe WBO, si dhe është ndeshur me emra të mëdhenj të boksit si Wladimir Klitschko, Oleksandr Usyk dhe Andy Ruiz.
Nga ana tjetër, Kristian Prenga e sheh këtë përballje si sfidën më të madhe të karrierës së tij dhe një mundësi për të dëshmuar veten përballë një prej boksierëve më të njohur në botë./Albinfo.ch
Të tjera nga Sporte Luftarake
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










