Shqipëria

Ambasadorja zvicerane Siri Walt nis misionin diplomatik në Shqipëri

Takimi me ministrin Ferit Hoxha rikonfirmoi partneritetin mes Zvicrës dhe Shqipërisë dhe mbështetjen për rrugëtimin evropian të Tiranës

Ambasadorja e Zvicrës në Shqipëri, Siri Walt, ka zhvilluar një vizitë kortezie me ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme të Shqipërisë, Ferit Hoxha, në kuadër të fillimit të misionit të saj diplomatik, transmeton albinfo.ch.

Takimi shënoi një hap të parë në angazhimin diplomatik të ambasadores zvicerane dhe u përqendrua në marrëdhëniet dypalëshe mes dy vendeve.

Sipas Ambasadës së Zvicrës, takimi rikonfirmoi partneritetin e qëndrueshëm mes Zvicrës dhe Shqipërisë, si dhe angazhimin e përbashkët për forcimin e bashkëpunimit në fusha të ndryshme.

Në takim u theksua gjithashtu mbështetja për rrugëtimin e Shqipërisë drejt integrimit evropian.

Ambasada zvicerane e cilësoi takimin si një fillim të rëndësishëm të misionit të Siri Walt në Shqipëri, duke nënvizuar marrëdhëniet e mira dhe bashkëpunimin e vazhdueshëm mes dy vendeve./Albinfo.ch