Kosova
Ambasadori Kosnett: Kosova arrin sukses kur udhëheqin gratë
Me 18 për qind të grave në fuqi punëtore, Kosova ka pjesëmarrjen e ulët të grave në punë.
Kështu u tha sot në ceremoninë e përmbylljes së projektit të KUSA-s “Eliminimi i barrierave për mundësi të barabarta, ku u diskutua për rëndësinë e rolit të gruas në pozita vendimmarrëse dhe punësimin e grave, duke i dhënë fund diskriminimit gjinor në Kosovë.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, deklaroi se Kosova arrin sukses kur gratë udhëheqin dhe shembull i tillë i udhëheqjes së fuqishme është ish-presidentja Atifete Jahjaga, e cila ka zhvilluar një fushatë për njohjen e Kosovës në botë dhe për të drejtat e grave të dhunuara.
“Me 18 për qind të grave në fuqi punëtore, Kosova ka pjesëmarrjen e ulët të grave në punë. Kjo nuk është sfidë vetëm në Kosovë. Burrat përreth jush nuk po presin derisa jenë tamam të gatshëm për të aplikuar për një punë, hulumtimet kanë treguar se gratë aplikojnë vetëm kur i plotësojnë të gjitha kushtet. Njerëzit që janë në pozita udhëheqëse e kanë obligim të ndihmojnë brezin e ardhshëm, se t’u japin dorën atyre që janë më poshtë. Jam i bindur që Kosova do të përparojë në barazi gjinore”, u shpreh diplomati amerikan.
Ndërsa, ish-presidentja Atifete Jahjaga tha se përmes këtij projekti ofrohet mundësi për të ndjekur trajnime në fusha të ndryshme në rrethanat aktuale në Kosovë, shkruan rtk, përcjell albinfo.ch.
“Diskriminimi në baza gjinore dekurajon gruan në Kosovë. Ka shume raste kur në intervista pune gratë pyeten për statusin familjar. Gratë diskriminohen në punë. Gjinia determinon edhe pagën, paguhen më pak se burrat. Gjatë karrierës sime jam përpjekur të inkurajoj gratë, duke mbështetur ambiciet profesionale të grave”, tha Jahjaga.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Shqiptari i vë flakën vetes në Itali, në sy të gruas së tij Ngjarje e rëndë: 47-vjeçari shqiptar i vë flakën vetes në sy të gruas - ja çka...
-
Dr. Cristiana Lucchetti: Shqipja, gjuha më e rëndësishme e origjinës në Zvicër
-
Mërgimtarët hasin në probleme gjatë regjistrimit të popullsisë, ReKos 2024
-
Njoftim për diasporën: Vetëm edhe 10 ditë për regjistrimin e popullsisë, ReKos 2024
-
Amerikë
Piloti i parë shqiptar i Forcave ajrore amerikane: Me krenari e mbaj uniformën
Jeta në Austri
-
Austri
Vjenë: Kori Siparantum, mahnitës në 200-vjetorin e Simfonisë së Nëntë të Beethovenit Kori Siparantum shënoi një moment të pazakontë në historinë muzikore te ne, duke u ngjitur kështu...
-
80 vjedhje, 560 mijë euro dëm: Arrestohen katër shqiptarë në Austri
-
Austri: Ministri i Brendshëm kërkon dëbimin në Kosovë të kriminelëve nga vendet e treta
-
Vjenë
Suedi: Ekipi “kikiriki” nga Vjena fitoi vendin e parë në konkursin “Kuizi i Diturisë”
-
Çfarë është e hapur dhe çfarë është e mbyllur në “Ditën e Ngjitjes” në Austri?