Kosova
Ambasadori amerikan, gjerman dhe ai turk, thurin lavde për Kosovën dhe FSK-në
Hovenier lavdëron FSK-në që nuk u provokua nga sulmet e 24 shtatorit
Ministria e Mbrojtjes dhe Forca e Sigurisë së Kosovës sot kanë mbajtur konferencën vjetore ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2023”, përcjell albinfo.ch.
Ambasadori amerikan në Kosovë, Jeffrey Hovenier, ka thënë se Shtetet e Bashkuara e mbështesin transformimin 10-vjeçar të FSK-së në ushtri.
Tutje, ai ka lëvduar FSK-në, duke thënë se ka treguar pjekuri profesionale që nuk është provokuar nga sulmet e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit.
“Dua ta përmend se gjatë sulmit të 24 shtatorit në sovranitetin e Kosovës nga një grup i armatosur paramilitar, Forca e Sigurisë së Kosovës dhe Ministria e Mbrojtjes kanë demonstruar pjekurinë profesionale dhe durimin e tyre duke lartësuar reputacionin e tyre si partner të besueshëm, duke shmangur provokimet që kanë mundur të rezultojnë në përshkallëzim të mëtejmë”, ka thënë Hovenier.
“Asgjë nuk do të ishte më problematike në përpjekjet tona të vazhdueshme për të punuar së bashku që ta ndihmojmë FSK-në dhe ta shohim këtë proces të përfunduar me sukses”, ka potencuar ambasadori amerikan.
Ambasadori gjerman: Kosova një ditë duhet të bëhet anëtare e familjes së NATO-s
Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde, në një fjalë rasti ka thënë se një ditë Kosova duhet të bëhet anëtare e familjes së NATO-s, përcjell albinfo.ch.
“Gjermania vazhdon të mbetet partner i fuqishëm dhe i besueshëm i Kosovës që nga pavarësia dhe në këtë frymë ne e mbështesim plotësisht procesin transformues të FSK-së”, ka thënë Rohde.
Tutje, ai ka thënë se Gjermania do të vazhdojë të intensifikojë bashkëpunimin ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes Gjermane dhe FSK-së, përmes ushtrimeve të përbashkëta.
“Gjermania do ta vazhdojë të mbështesë FKS-në. Dua t’u bashkohem parafolësve të mi dhe të theksoj qëllimin strategjik që një ditë Kosova duhet të bëhet anëtare e familjes së NATO-s”, ka potencuar ambasadori Rohde.
Ambasadori Angili: Turqia do të jetë partnere e besueshme për Kosovën
Ambasadori i Turqisë në Kosovë, Sabri Tunç Angili, ka falënderuar ekipet e kërkim shpëtimit të FSK-së për ndihmën e ofruar pas tërmetit në Turqi, përcjell tutje albinfo.ch.
Ai ka theksuar se konferenca ndërkombëtare “FSK dhe partnerët 2023”, e organizuar nga Ministria e Mbrojtjes e Kosovës, tregon përkushtimin e madh të shtetit të Kosovës.
Në fjalën e tij të rastit, Angili ka thënë se Turqia është e interesuar që të arrijë lidhje politike të mbrojtjes për të forcuar sigurinë në rajon.
“Kjo konferencë tregon përkushtimin e madh të Kosovës. Turqia është shumë e interesuar që të arrijë lidhje politike të mbrojtjes për të forcuar sigurinë në rajon. Duke falënderuar edhe ekipin e kërkim shpëtimit në tërmetin në Turqi. Marrëveshjet në mes Kosovës dhe Turqisë luajnë një rol të rëndësishëm, deri më tani ka pasur mbështetje me ushtarë dhe trajnime nga shteti Turqisë për FSK-në”, ka thënë Angili.
Në fund, ai ka shtuar se Turqia do të jetë partnere e besueshme për Kosovën dhe Kosova do të ketë një të ardhme të pritshme.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Winterthur
Ansambli “Trojet” prezantohet sonte me valle shqiptare në festivalin ndërkulturor në Winterthur Vallet dhe traditat shqiptare prezantohen nga ansambli “Trojet” në një mbrëmje ndërkulturore me pjesëmarrjen e komuniteteve... -
Prishtinë
Koncert i muzikës klasike në Prishtinë me Victor Julien-Laferrière dhe Filharmoninë e Kosovës -
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin -
Bronx
Panairi “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” mbledh mijëra shqiptarë në Bronx -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026”
Jeta në Austri
-
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri Me fillim të muajit maj, Austria planifikon të monitorojë me kamera rrugët e disa qyteteve. Sistemi... -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Një ditë e zakonshme që u kthye në festë zyrtare: Historia e 1 Majit -
Ambasada e Kosovës në Austri njofton shërbime të mbyllura konsullore në disa data të majit 2026













