Kosova
Ambasada britanike në Kosovë: Veprimet e djeshme të policisë në veri, rrezikojnë të përshkallëzojnë tensionet
Ambasada e Britanisë së Madhe në Kosovë ka thënë se aksioni i Policisë së Kosovës në katër komunat veriore mund të ndikojë në përshkallëzim të situates, përcjell albinfo.ch.
Në një reagim të kësaj ambasade u bëhet thirrje institucioneve të Kosovës të koordinohen për veprimet me partnerët ndërkombëtarë, duke theksuar angazhim në dialogun e lehtësuar nga Bashkimi Evropian për të zgjidhur çështje të tilla.
“Jemi të shqetësuar se veprimet e djeshme të policisë në veri të Kosovës rrezikojnë të përshkallëzojnë tensionet dhe të vështirësojnë zgjidhjen afatgjatë të çështjes së monedhës në Kosovë. Ne inkurajojmë autoritetet kosovare që të koordinojnë veprimet me partnerët ndërkombëtarë dhe të angazhohen në mënyrë konstruktive me Dialogun e lehtësuar nga BE-ja për të zgjidhur çështje të tilla”, thuhet në reagim.
Në një konferencë për media të martën, aksionin e Policisë së Kosovës në veri e ka kritikuar edhe Bashkimi Evropian. Zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, ka thënë se Bashkimi Evropian do të dalë me reagim së shpejti për ngjarjen.
“Ka qenë ngjarje shumë e padobishme. Reagimi ynë zyrtar do të lëshohet herët pasdite”, ka thënë ai.
Gjatë ditës, edhe Departamenti amerikan i Shtetit shprehu zhgënjimin për mbylljen nga policia e Kosovës të gjashtë njësive të “Bankës Postare Kursimore” të Serbisë në veri të vendit, duke thënë se “ky veprim nuk ishte i koordinuar me partnerët ndërkombëtarë” dhe se ai “përshkallëzon tensionet”.
“Ai (veprimi) minon perceptimin se Kosova po vepron me vullnet të mirë për zgjidhjen e çështjeve mes saj dhe Serbisë përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja”, tha një zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, për Zërin e Amerikës.
E-Diaspora
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
SHBA
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut
Jeta në Austri
-
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri Shfaqja “Terminal” u mirëprit me duartrokitje në Graz, duke përfaqësuar denjësisht Kosovën në skenën artistike evropiane.... -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht











