Lajme
Alpinistja që mbron gratë e dhunuara në luftë
Alpinistja Merita Gashi do të vendosë në maje të Kilimanxharos flamurin e Kosovës, dhuratë nga presidentja Jahjaga, duke kërkuar “drejtësi për gratë e dhunuara në luftë”
Gjashtë gra kosovare dhe dy nga Norvegjia do të jenë pjesë e grupit alpin “Prishtina” të cilët do ta sfidojnë vetën në malin Kilimanxharo të Afrikës. Përveç pushtimit të kësaj maje, alpinistja Merita Gashi ka edhe një përgjegjës tjetër, që përmes kësaj sfide të kërkojë drejtësi për viktimat e përdhunimeve gjatë luftës në Kosovë.
Alpinistja dhe aktivistja Gashi, ka takuar presidenten e Kosovës, Atiefet Jahjaga, nga e cila mori mbështetje për ekspeditën në Afrikë. Presidentja ia dorëzoi Gashit një flamur të Kosovës, si shenjë nderimi e respekti për ta vendosur në majën më të lartë të Afrikës, që është e katërta për nga lartësia në botë.
“Me kënaqësi ia dorëzova flamurin e Republikës së Kosovës alpinistes Merita Gashi, e cila ekspeditën e saj në Kilimanxharo do t’ia dedikojë të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, si thirrje për sensibilizim shoqëror dhe institucional për vënien e drejtësisë dhe dënimin e këtij krimi lufte”, shkuan Jahjaga në rrjetin social facebook.
Alpinistja dhe aktivistja e të drejtave të njeriut, Merita Gashi tha për Albinfo.Ch, se këtë ekspeditë në Kilimanxharo do t’ia dedikojë të mbijetuarve të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, si thirrje për sensibilizim shoqëror dhe institucional për vënien e drejtësisë dhe dënimin e këtij krimi lufte.
“Dhunimi është krim dhe ai duhet dënuar. Siç e dimë, në Kosovë është bërë shumë pak për viktimat seksuale gjatë luftës. Mesazhi im është të dënohen kriminelët që kanë bërë të tilla krime, gjë që do të thotë se duhet vendosur drejtësi për ato viktima, prandaj është edhe mesazh për sensibilizimin e shoqërisë kosovare për t’i pranuar këto viktima në shoqërinë tonë”, deklaroi Gashi për Albinfo.Ch.
Shoqëria kosovare, sipas Gashit, ka bërë pak për këto gra, prandaj ajo kërkon vetëdijesim nacional, që dhe këto gra, që kanë qenë viktima të dhunës, të trajtohen barabartë në shoqëri. Merita po ashtu e konsideron të suksesshme iniciativën e presidentes Jahjaga, që ka themeluar Këshillin Kombëtar për të Mbijetuarat e Dhunës Seksuale gjatë Luftës, me të cilin sipas saj, ka thyer tabutë.
Ndryshe ekspedita organizohet nga klubi alpin “Prishtina”, me 20 pjesëmarrës nga Kosova. Ekspedita, do të fillojë me 1 mars dhe do të zgjatë deri më 14 mars, ndërsa sipas Gashit, për herë të parë janë disa femra kosovare që pushtojnë Kilimanxharon.
Në flamurin që ia dorëzoi presidentja e Kosovës, shkruhet “Duam drejtësi”. Këtë flamur, alpinistja do ta shpalosë me të mbërritur në majë të Kilimanxharos.
E-Diaspora
-
Berlin
Arti shqiptar mahnit Berlinin me performancë ndërkombëtare Blenard Azizaj bashkë me Marina Abramović në një nga ngjarjet më të rëndësishme të artit bashkëkohor... -
Baleti Kombëtar i Kosovës me turne në Amerikën Latine, ndalet në Kolumbi me “Carmina Burana” -
Arrestohet në Belgjikë 29-vjeçari i dënuar për vrasje në Shqipëri -
Kosovë
Bullakaj pas takimit me Kurtin: Diaspora në Zvicër motor i zhvillimit për Kosovën -
Suedi
Albin Pllashniku, shembull suksesi i diasporës në Suedi
Jeta në Austri
-
Nesër Maratona e Vjenës 2026: Këto rrugë do të mbyllen Maratona e Qytetit të Vjenës 2026 sjell mbyllje të gjera rrugësh në Ringstraße, autostrada dhe ura;... -
Austri
Brendon Ahmeti nga Austria përfshihet në listën e Forbes me start-upin Synaps -
Kostot e strehimit për studentët në Austri rriten në 586 euro në muaj -
22 kompani të shqiptarëve nga Austria marrin pjesë në Samitin e Diasporës në Tiranë -
19 vjeçari që humbi jetën në Austri është nga komuna e Rahovecit












