Kuriozitete
Alesia, shqiptarja nga Firence që spikat në fushën e inxhinierisë biomjekësore dhe inteligjencës artificiale
24-vjeçarja shqiptare po spikat në Itali në fushën e inxhinierisë biomjekësore dhe inteligjencës artificiale.
Alesia Tahsinit, 24-vjeçare shqiptare e lindur dhe rritur në Firence, po ndërton një karrierë premtuese në inxhinierinë biomjekësore, transmeton albinfo.ch.
Alesia tregon se e ruan me krenari identitetin shqiptar, duke theksuar se gjithmonë prezantohet si shqiptare nga Vlora. Prindërit e saj emigruan në fund të viteve ’90, duke nisur gjithçka nga e para në Itali, sakrificë që ajo e konsideron bazën e suksesit të saj.
Aktualisht, ajo ndjek studimet master dhe po specializohet në mjekësinë e personalizuar dhe inxhinierinë rigjeneruese, duke punuar në projekte që përfshijnë analiza 3D të organeve për të ndihmuar kirurgët në identifikimin e tumoreve.
Përveç studimeve, Alesia punon edhe si mësuese në fushat STEM dhe inteligjencë artificiale, duke theksuar se teknologjia është një ndihmë e madhe, por nuk duhet të zëvendësojë mendimin kritik.
Edhe pse jeton në Itali, ajo kthehet shpesh në Shqipëri dhe shpreh shqetësim për ruajtjen e gjuhës shqipe tek brezat e rinj të diasporës. Në të ardhmen, synon të bëhet pedagoge universitare dhe të krijojë një startup në fushën e teknologjisë dhe mjekësisë./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto











