Kosova
Albulena Haxhiu: Seanca konstituive e Kuvendit do të thirret brenda afatit kushtetues
Ushtruesja e detyrës së presidentes thotë se certifikimi i rezultateve hap rrugën për themelimin e institucioneve të reja
Ushtruesja e detyrës së presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë të ditur se seanca konstituive e Kuvendit do të thirret brenda afatit të përcaktuar me Kushtetutë, pas certifikimit të rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit, përcjell albinfo.ch.
Megjithatë, Haxhiu nuk ka bërë të ditur datën e mbajtjes së seancës. Sipas Kushtetutës së Kosovës, seanca konstituive duhet të mbahet brenda 30 ditëve nga certifikimi i rezultateve të zgjedhjeve.
“Në përputhje me përgjegjësitë kushtetuese, seanca konstituive e Kuvendit të Republikës do të thirret brenda afatit të përcaktuar me Kushtetutë, duke hapur rrugën për themelimin e institucioneve të reja të dala nga vullneti i qytetarëve”, ka shkruar Haxhiu.
Ajo e cilësoi certifikimin e rezultateve si një hap të rëndësishëm në procesin demokratik të vendit, duke theksuar se vullneti i qytetarëve, i shprehur përmes votës brenda dhe jashtë Kosovës, tashmë ka marrë formën e tij përfundimtare institucionale.
Haxhiu shprehu mirënjohje për institucionet zgjedhore dhe të gjithë ata që kontribuuan në organizimin dhe përmbylljen e procesit zgjedhor.
“Shpreh mirënjohjen time për institucionet zgjedhore dhe për të gjithë ata që, me profesionalizëm, përgjegjësi dhe përkushtim, kontribuuan në mbarëvajtjen dhe përmbylljen e këtij procesi”, u shpreh ajo.
Në fund, ushtruesja e detyrës së presidentes theksoi se besimi i qytetarëve përfaqëson një përgjegjësi të madhe për të zgjedhurit, duke nënvizuar se çdo mandat duhet të ushtrohet me integritet, llogaridhënie dhe përkushtim në shërbim të interesit publik, demokracisë dhe të ardhmes së Kosovës./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












