Integrimi
Albinfo.at – Aktualiteti i Shqiptarëve në Austri
Siç edhe keni mundur ta vëreni, tash e disa ditë është hapur edhe platforma online albinfo.at.
Krahas revistës albinfo.at, ne tani kemi lëshuar edhe portalin me të njëjtin emër, duke përmbushur kështu premtimin tonë që tashmë edhe shqiptarët e Austrisë ta kenë një platformë të plotë.
Albinfo.at, si motër e albinfo.ch, do t‘ ju sjellë çdo ditë lajme dhe informacione të reja nga jeta e shqiptarëve, integrimi, sukseset e bizneseve dhe individëve shqiptarë në Austri dhe më gjerë.
Gazetari amerikan, Richard Lui, nga MSNBC, ka thënë: „Të jesh i pari është mirë, por nuk është gjëja më e rëndësishme. Të jesh i saktë është më e rëndësishme”. Kjo do të jetë edhe motoja jonë. Do të mundohemi të jemi të saktë dhe të besueshëm. Ndoshta ndonjëherë edhe mund të gabojmë, por asnjëherë me qëllime të caktuara.
Albinfo.at nuk financohet nga asnjë parti politike apo grupe të interesit. I vetmi financim që mund të vijë është marketingu nga bizneset shqiptare që dëshirojnë të reklamojnë punën dhe produktet e tyre. Ne besojmë se kompanitë shqiptare në Austri dhe më gjerë do të gjejnë bashkëpunimin tonë dhe të mbështesin albinfo Austria, që të zgjerohet me staf punues dhe të na japin kurajo për të punuar edhe më shumë dhe për të sjellë të gjitha të rejat që ndodhin te shqiptarët dhe për shqiptarët në Austri.
Përveç lajmeve nga Austria, në albinfo.at, ashtu sikur edhe në albinfo.ch, shumë shpejt edhe në albinfo.de, ju do të mund të lexoni edhe për më të rejat nga Kosova, Ballkani, Zvicra e shtetet e tjera perëndimore. Lajmet dhe informacionet që na i sjellin bashkëpunëtorët tanë nga Zvicra, Austria, Gjermani dhe Kosova, publikohen minutë pas minute.
Kontakti me redaksinë në Vjenë të Austrisë, mund të shkruani në: [email protected]
Ndërsa për marketing në: [email protected]
E-Diaspora
-
Gjermani
Të gjitha 10-ta dhe medalje ari: Frenki Qafoku realizon ëndrrën për të studiuar inxhinieri në Gjermani Me të gjitha notat 10 nga klasa e parë deri në përfundim të gjimnazit, katër provime... -
Pas manifestimit “Përderisa i kujtojmë, ata jetojnë”, një delegacion do të pritet në Pallatin e Kombeve -
Ramë Dardania merr pjesë në panelin përmbyllës të artit, në Cyrih -
Arrestohet mërgimtari i dyshuar për kërcënimin ndaj Ramush Haradinajt -
Pritje në dalje të Kosovës, deri në 1 orë në Dheun e Bardhë dhe 30 minuta në Merdare
Jeta në Austri
-
Dhëniet e shtetësisë austriake rriten me 17% në gjysmën e parë të vitit 2026 Grantet e shtetësisë në Austri u rritën me gati një të pestën në gjysmën e parë... -
Austri: Arrihet marrëveshja, këta klientë të bankës marrin paratë mbrapsht -
Gratë në Austri marrin rreth 40% më pak pension se burrat -
Vjenë: Vazhdon orari i zgjatur i pishinave -
Vjenë: 72-vjeçari dyshohet se kidnapoi dhe mbajti me dhunë një djalë 4-vjeçar













