Lajme
Albin Kurti dhe VV, seri takimesh me bashkatdhetarët në Zvicër
Gjatë këtij qëndrimi në Zvicër do të realizohen disa takime me bashkatdhetarë, politikanë zviceranë, shoqata dhe studentë
Nga data 19 deri me 22 maj, një delegacion i Lëvizjes VETËVENDOSJE! i kryesuar nga Albin Kurti do të qëndrojë në Zvicër. Ky delegacion përbehet nga Albin Kurti, Albulena Haxhiu, Salih Salihu dhe Sami Kurteshi. Gjatë këtij qëndrimi në Zvicër do të realizohen disa takime me bashkatdhetarë, politikanë zviceranë, shoqata dhe studentë.
Takimet me bashkatdhetarë do të mbahen në Lausanne, Genève dhe Zürich.
Programi i takimeve (Në pika të shkurta): Zürich : 19 Maj – Takim me shoqatën e studentëve të St-Gallenit: 20 Maj – Takim me shoqatën e studentëve. (Albin Kurti) Lausanne : Të shtunën 21 maj 2016, ora 18:00, Club Alpin Suisse, Rue Charles Monnard 6 – 1003 Lausanne. Genève : Të dielën 22 maj 2016, ora 13:30, SALL DES FÊTES DES AVANCHETS, Rue François–Durafour 17 – 1220 Avanchets. Zürich: Të dielën 22 maj 2016, ora 19:00, Volkshaus, Weisser Saal, Stauffacherstrasse 60 – 8004 Zürich
Informacion shtesë : Takimi me bashkatdhetarë në Lausanne do të jetë i hapur deri në ora 23:00. Kjo, në mënyrë që pas tubimit, të jetë një hapësirë për të gjithë, për të komunikuar në një kontekst joformal me mysafirët tanë, thuhet në një njoftim të dërguar nga Alban Baftiu Koordinues për media Lëvizja VETËVENDOSJE! – Qendra në Zvicër
Info rreth ngjarjes
- Data e fillimit21 Maj 2016
- Ora18:30
- LokacioniLozanë
- Data e përfundimit23 Maj 2026 - 17:51
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë Të enjten u vendos ulja e TVSH-së. Qeveria flet për lehtësim - por klientët do të... -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan” -
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë














