Integrimi

Aktivitete të Nëndegës së LDK-së, Zimmerberg

Të enjten në Tallwil, Nëndega e LDK-së për rajonin, e Zimmergergut mbajti mbledhjen e saj të rregullt pas zgjedhjeve brenda saj. Mbledhjen e çeli kryetari i nëndegës, Mensur Kralani. Ai theksoi se në këtë mbledhje do të diskutohej Programi i nëndegës së Zimmerbergut pastaj përgatitjet për Darkën e Lamës dhe zgjedhja e arkëtarit. Diskutimet per temat ishin konstruktive, e permbajtjesore.

Ndër te tjera kryesia u pajtua për një sërë aktivitetesh-detyra për këtë vit. Këtu hyjnë mbajtja e një turniri të futbollit të vogël për nderë të 7 shtatori, Ditës së Kushtetutës së Kaçanikut, si dhe u vendos për organizimin e Darkë së Lamës.

Fare në fund kryesia zgjodhi arkëtarin e nëndegës, sikur u tha ne vendim, për të pasur aktivitet më të organizuar dhe strukturuar lidhur me përmbushjen sa më të suksesshme të obligimeve e detyrave që i ka parashtruar vetes. Pozita e arkëtarit ju besua Kristë Markajt, njëherësh anëtar i kryesisë së Degës së LDK-së në Zvicër, thuhet në njoftimin e dërguar nga Komisioni për informim i nëndegës për rajonin e Zimmerbergut.