Kanë mbetur edhe pesë ditë deri në shpalljen e aktgjykimit në çështjen gjyqësore ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, transmeton albinfo.ch.
Më 16 shtator 2026 është caktuar shpallja e aktgjykimit ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në një prej proceseve më të rëndësishme gjyqësore që po zhvillohen në Hagë.
Procesi gjyqësor ndaj Thaçit, Veselit, Selimit dhe Krasniqit ka zgjatur disa vite, ndërsa tash vëmendja është përqendruar te vendimi i trupit gjykues, i cili pritet të shpallet më 16 shtator./Albinfo.ch