Bota
Aksidentohet autobusi në Gjermani, ka edhe të vdekur
Një person ka ndërruar jetë, derisa mbi 60 të tjerë janë lënduar, midis të cilëve shtatë vetë kanë pësuar lëndime të rënda, në aksident kur një autobus u rrokullis në afërsi të Lajpcigut, në lindje të Gjermanisë, ka njoftuar policia gjermane.
Aksidenti tragjik ka ndodhur mbrëmë në autostradën A9 në afërsi të Lajpcigut, deri tani nuk janë konfirmuar shkaqet, ka njoftuar zëdhënësi i policisë, shkruan AlsatM, përcjell Albinfo.ch.
Në fotografitë e filmuara mund të shihet se autobusi, i cili është rrokullisur, ka tejkaluar edhe rrethojat e autostradës.
Të lënduarit janë evakuuar me ndihmën e helikopterit.
Brenda autobusit kishte 74 udhëtarët, që ishin nisur nga Berlini për në Munih.
E-Diaspora
-
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik Kurti: Përtej granteve financiare nga Gjermania, Kosova ka nevojë për qasje në treg ... -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër -
Olso
Sukses akademik, Fikri Hajdari fiton doktoraturën në Norvegji -
Londër
Besa Sharrah emërohet anëtare e Komisionit për Evropën Lindore në Ohio -
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra
Jeta në Austri
-
Nis sonte Eurovision 2026 në Vjenë 15 artistë garojnë në gjysmëfinalen e parë, ndërsa festivali zhvillohet nën masa të rrepta sigurie dhe... -
Çka pritet nga Eurovision 2026: Favoritët dhe gjysmëfinalet -
Me 15-16 maj 2026 në Prishtinë do të mbahet edicioni i 10-të i Konferencës Ekonomike i organizuar nga Rrjeti Global i Bizneseve Shqiptare -
Pas sistemit të ri monitorues të targave, rregulla të ashpra për shoferët në Austri -
Linz: Burri dyshohet se vrau gruan dhe vajzën e tij, e më pas veten














