Sporte Luftarake
Akil Gjakova nis përgatitjet për sfidën e radhës olimpike
Xhudisti i njohur kosovar Akil Gjakova ka bërë të ditur se ka nisur një fazë të re dhe të rëndësishme në karrierën e tij sportive, atë të përgatitjeve për kualifikimin në Lojërat Olimpike, me synimin për të marrë pjesë për herë të tretë në garën më të madhe të sportit botëror.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Gjakova ka ndarë emocionet për rrugëtimin e tij ndër vite në skenën ndërkombëtare të xhudos. Ai ka theksuar se qëndrimi për më shumë se një dekadë në mesin e sportistëve më të mirë në botë është rezultat i përkushtimit, punës së palodhur dhe sakrificave të shumta.
“Para meje nis një kapitull i ri, rrugëtimi drejt kualifikimit për Lojërat Olimpike – pjesëmarrja ime e tretë olimpike. Të jem pjesë e elitës botërore të xhudos për rreth 13 vite është një arritje që më mbush me krenari për gjithë punën dhe sakrificën e bërë”, ka shkruar Gjakova.
Sportisti kosovar ka vlerësuar veçanërisht ndikimin e trajnerit të tij, Driton Kuka, duke e cilësuar atë si një prej njerëzve më të rëndësishëm në zhvillimin e tij profesional dhe në rrugëtimin drejt suksesit.
Gjakova ka shprehur mirënjohje edhe për mbështetësit e tij të parë, duke përmendur ndihmën dhe përkrahjen që ka marrë në fillimet e karrierës.
Me ciklin e ri olimpik përpara, Akil Gjakova synon të sigurojë një tjetër paraqitje në Lojërat Olimpike dhe të vazhdojë ta përfaqësojë Kosovën në nivelin më të lartë të xhudos ndërkombëtare.
Të tjera nga Sporte Luftarake
E-Diaspora
-
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë Talenti shqiptar është përfshirë në listën e parë të selektorit Jürgen Klopp për ndeshjet e ardhshme... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje” -
Dënohet me 15 vjet burg studenti që sulmoi me thikë fëmijët në Cyrih
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











