Shqipëria
“Air Albania” edhe drejt Italisë me çmime të volitshme
“Një nga avionët e parë drejt Evropës është ai që do aksesojë Romën, Milanon dhe Bolonjën. Njëkohësisht një nga destinacionet me kërkesë shumë të lartë është Londra”, tha Balluku
“Themelimi dhe ngritja e kompanisë “Air Albania” është një vizion i kryeministrit Edi Rama dhe është një kompani që përmes hyrjes në treg do të ndikojë dhe do të ketë çmime të arsyeshme të biletave”, është drejtoresha e përgjithshme e Albcontrol, Belinda Balluku nga studio e ERTV-së, ku foli për risitë që sjell “Air Albania”.
Duke u ndalur te çmimet e kripura që kanë biletat e fluturimeve në Shqipëri, Balluku theksoi se kompania “Air Albania” do të ketë çmime mjaft të mira për udhëtarët, transmeton “ATSH”.
“Pikërisht çmimet e larta të disa kompanive ajrore që abuzonin, u bënë shtysa fillestare për lindjen e projektit “Air Albania. Ky ka qenë një projekt i lindur nga vizioni i kryeministrit dhe na është dhënë neve për ta elaboruar. Zanafilla ka nisur nga çmimet e larta të biletave, nga abuzimet që operatorët e tjerë bëjnë në tregun tonë, sepse ka abuzime. Kjo ka qenë një nga arsyet pse është menduar ngritja e “Air Albania” dhe padyshim, çmimet do të jenë shumë të arsyeshme”, deklaroi Balluku, përcjell albinfo.ch.
Sipas Ballukut, kjo kompani do të jetë nga më të suksesshmet dhe më jetëgjatat, për shkak të dy komponentëve të rëndësishëm.
“Ishte një emocion i madh të shihje për herë të parë një avion me flamurin shqiptar dhe që përfaqëson vendin tonë të fluturonte në ajër. Shpresojmë që studentët e ekselencës t’i sjellin fat kësaj agjencie, që do të ketë një sukses të garantuar. Për herë të parë në Shqipëri, shteti është aksionar në një kompani ajrore, çfarë do të garantojë që kompania të përfaqësojë interesat e qytetarëve shqiptarë që udhëtojnë me të.
Partneriteti me “Turkish Airlines” na siguron një sukses të garantuar, sepse në aviacion, ka një kuadër të rëndësishëm që është ai ligjor, që duhet respektuar. Aviacioni është një industri e jashtëzakonshme dhe dinamike, e kornizuar brenda një kornize ligjore, çfarë na garanton një sukses të madh duke qenë se jemi të angazhuar për të përmbushur çdo kërkesë rregullatore që një kompani ajrore e një niveli të lartë duhet të përmbushë. Shteti është garancia e madhe e kësaj linje ajrore.
Askush më parë nuk ka qenë një kompani flag, apo një kompani flamuri. Pavarësisht se janë përdorur emra të ngjashëm, kjo nuk do të thotë se kanë qenë kompani, ku shteti ka patur një kapital në të. Kjo është një kompani e ngritur në mënyrë të kostumizuar për çdo udhëtar, domethënë janë marrë parasysh që nga kërkesat për destinacione, deri te çmimet për biletat”, – tha Balluku.
Drejtoresha Balluku bëri të ditura detajet rreth flotës së avionëve dhe destinacionet që këto të fundit do të përshkruajnë, duke theksuar se pas studimit të tregut do të fillojnë edhe fluturimet kontinentale.
“Flota e avionëve përbëhet nga avionët ‘Airbus’, kryesisht do të operojmë me ‘Airbus’, sot është ‘Airbus 319’, presim ‘Airbus 320’ në fillim të tetorit dhe më pas parashikohet për dy 330 të cilët, me shpresë, do të fluturojnë brenda vitit të ardhshëm në kontinentin tjetër. Pas një studimi tregu do të fillojnë fluturimet kontinentale. Janë vendosur që destinacionet e para përveç Stambollit, janë ato të Italisë duke qenë se penetrimi në atë treg është më i madh dhe kërkesa është më e madhe. Një nga avionët e parë drejt Evropës është ai që do aksesojë Romën, Milanon dhe Bolonjën. Njëkohësisht një nga destinacionet me kërkesë shumë të lartë është Londra”, tha Balluku.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”












