Kosova
Aeroporti i Prishtinës me rritje gjatë korrikut, mbi 476 mijë pasagjerë
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” ka regjistruar një rritje të numrit të udhëtarëve dhe fluturimeve gjatë muajit korrik, krahasuar me të njëjtin muaj të vitit të kaluar.
Të dhënat e publikuara nga aeroporti tregojnë se gjatë korrikut në këtë aeroport kanë udhëtuar gjithsej 476 mijë e 469 pasagjerë, shifër kjo që paraqet një rritje prej 3.95 për qind në raport me korrikun e vitit 2025.
Rritje është shënuar edhe në numrin e fluturimeve. Gjatë këtij muaji janë realizuar 3 mijë e 352 fluturime, apo 4.82 për qind më shumë sesa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.
Sipas aeroportit, këto shifra tregojnë për një rritje të qarkullimit të udhëtarëve dhe vazhdimësi të aktivitetit ajror gjatë sezonit veror.
“Pas çdo numri qëndrojnë njerëz, udhëtime, takime dhe histori të reja”, thuhet në njoftimin e aeroportit, i cili ka falënderuar pasagjerët dhe partnerët për bashkëpunimin.
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
Trajneri i Austrisë: “Na pret një ndeshje e vështirë ndaj Kosovës” Trajneri i kombëtares austriake, Ralf Rangnick, pret një ndeshje jo të lehtë të dielën kundër Kosovës.... -
Masa të rrepta sigurie për ndeshjen Austri–Kosovë në Vjenë -
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital











