Bota
Aeroplani ateron në fushë, pasi goditet nga zogjtë
Brenda në aeroplan ishin 233 njerëz
Rusët po i falënderohen një mrekullie pasi një aeroplan i pasagjerëve që kishte 233 njerëz bëri një zbritje emergjente në një fushë me grurë në periferi të Moskës pasi që goditi disa zogj menjëherë pas ngritjes në ajër, përcjellë albinfo.ch
Ministria e Shëndetësisë tha që 23 njerëz pësuan lëndime, por që asnjë nuk vdiq kur Ural Airlines Airbus 321 aterroi në një fushë në juglindje të Moskës pasi goditi një tufë me zogj, që penguan motorët e tij.
Televizoni shtetëror tha që manovra po quhet “mrekullia mbi Ramensk”, një referencë me distriktin e rajonit të Moskës ku aeroplani aterroi diku një 1 kilometër më larg se Aeroporti Internacional Zhukovsky.
Agjencia e lajmeve Interfax ka cituar një burim ku thuhet se një person kishte pësuar lëndime serioze.
Piloti Damir Yusupov po cilësohet si një hero, pasi që shpëtoi 233 jetë.
“Ai arriti të aterrojë aeroplanin pa pajisje të zbritjes me motorë të prishur në një fushë me grurë”, thotë një dëshmitar.
E-Diaspora
-
UHZ dhe ABSM hapin një kapitull të ri bashkëpunimi për aftësim profesional Njohuritë akademike synohet të plotësohen me kompetenca që studentët mund t’i përdorin drejtpërdrejt në zhvillimin e... -
SHKASH “Xheladin Zeqiri” nga Tetova prezanton folklorin shqiptar në Qipro -
Gjenevë: Ministri Hoti merr pjesë në aktivitetet kushtuar viktimave të zhdukjes me forcë -
Punëson kosovarin “pa letra”: Ja sa gjobiten punëdhënësi dhe punëtori -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri
Jeta në Austri
-
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike Vjena po shqyrton nëse do t’i bëjë tualetet publike falas në të gjitha aspektet. Vlerësimi është... -
Paditen dy shoferët kosovarë të autobusit, punonin pa licencë në Austri -
Turizmi veror: Austria ka regjistruar 41.87 milionë net-qëndrime -
Çfarë nënkuptojnë rregullat e reja të BE-së për patentën e shoferit për Austrinë? -
Matoshi transferohet nga Fc Thun te Sturm Graz i Austrisë












