Lajme
AccuWeather publikon prognozën për vjeshtë: Ja me çfarë temperaturash do të përballet Kosova
Vera në Evropë ka sjell mot të ndryshueshëm, pjesa veriore dhe ajo qendrore e Evropës janë përballur me përmbytjet vdekjeprurëse.
E vala e të nxehtit dhe vatrat e zjarrit kanë goditur rëndë juglindjen e Evropës. Parashikuesit e AccuWeather kanë dhënë një parashikim të madh të temperaturave gjatë vjeshtës së këtij viti.
Anëtarët e ekipit ndërkombëtar të AccuWeather në mesin e tyre Tyler Roys dhe Alan Reppert kanë bërë parashikimet e tyre, ku kanë theksuar se stuhia La Nina që është zhvilluar në Paqësor, do të ndikojë në kushtet e motit në tërë botën.
Gjithçka fillon gjatë 22 shtatorit ku do të ketë ndryshime të dukshme të temperaturave, e aty përmenden edhe vendet e Ballkanit (Kosova) për të cilat është paralajmëruar se edhe gjashtë vjeshtës do të mbretërojnë temperaturat e larta.
Temperaturat mesatare më e lartë në Evropën Lindore është nga 18 deri në 21 gradë Celsius e këto do të vërehen më së miri gjatë shtatorit ku deri në nëntor më pas do të bien në zero. Në Ballkan, temperaturat do të sillen nga 29 deri në 32 gradë gjatë të njëjtë periudhë kohore, duke marrë parasysh për këtë stinë janë temperatura tejet të larta.
Nxehtësia e verës pritet të vazhdojë në jug të Italisë dhe në vendet e Ballkanit, e sipas Reppertit temperaturat e larta në Ballkan do të mbretërojnë gjatë vjeshtës.
E-Diaspora
-
Ansambli “Trojet” forcon lidhjet me diasporën shqiptare gjatë turneut kulturor në SHBA Turneu në SHBA ishte pjesë e angazhimit të vazhdueshëm të Ansamblit “Trojet” për promovimin e folklorit... -
Nga Sunny Hill te Gollaku, Përparim Rama prezanton ofertën verore të Prishtinës për diasporën -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Babë e bir nga Zvicra lansojnë këngën shqip “O moj nuse” -
Ansambli Kombëtar mahnit Londrën me performancën e parë në Mbretërinë e Bashkuar
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













