Kosova
AAK-ja: Qeveria s’ka punuar në lehtësim të votimit nga diaspora
Deri më tani nuk ka asnjë marrëveshje ndërshtetërore për të mundësuar votimin e qytetarëve të Kosovës në ambasada, siç thotë ligji, shprehet Besnik Tahiri i AAK-së
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës sot e ka akuzuar Qeverinë Kurti se nuk ka punuar në lehtësim të procesit të votimit nga diaspora, siç parashihet me Ligjin për Zgjedhjet e Përgjithshme. Në një konferencë për media të mërkurën, shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, e ka cilësuar “skandal” gjendjen në këtë aspekt, përcjell albinfo.ch.
Tahiri është shprehur se Qeveria nuk ka ndërmarrë veprimin që t’ua mundësojë votimin diasporës nëpërmjet kutive postare nëpër ambasada. Ai ka thënë se në vend të 50 centëve për votë, sërish diaspora duhet të paguajë nga 70-80 euro.
“Votimi jashtë vendit për vëllezërit dhe motrat tona nga diaspora vazhdon të manipulohet duke e penguar zbatimin e Ligjit për Zgjedhje të Përgjithshme, i cili ka hyrë në fuqi në korrik të vitit të kaluar. Janë bërë 9 muaj që kur ky ligj ka hyrë në fuqi e nuk është ndërmarrë asnjë veprim për të mundësuar votimin e vëllezërve dhe motrave tona sipas këtij ligjit. Deri më tani nuk ka asnjë informatë asnjë marrëveshje ndërshtetërore për të mundësuar votimin e qytetarëve të Kosovës në Ambasada siç thotë ligji. Ligji i ri kërkon që të krijohet një kuti postare ku diaspora do të mund të votojë dhe pastaj këto vota që do të paguheshin me 50 centë të shkonin në atë kuti që do të ambalazhohej nga Ambasada e do të menaxhohej nga KQZ-ja në mënyrë që vota të vijë në Kosovë”, ka thënë Tahiri.
Sipas tij, për AAK-në kjo “është krim”.
Ai ka thënë se kryeministri Albin Kurti “e ka kuptuar që diaspora ka qenë e mashtruar dhe ai e di se votimi e mbështetja qytetare s’janë më për të”.
Ndërkaq deputetja e AAK-së, Time Kadrijaj, ka thënë se “është shqetësuese, sepse Kurti e ka marrë votën popullore e mbi 90 mijë vota nga diaspora”.
“Kanë kaluar tre vjet qeverisjeje dhe ne ende çdo vit e kemi në agjendë legjislative, ligjin për diasporë. Dhe çdo vit nuk sillet. Nuk e di me çfarë premtimesh tash z. Kurti do t’i mashtrojë qytetarët që kanë kontribuuar në krejt proceset”, ka thënë ajo.
Tahiri po ashtu ka thënë se AAK-ja nuk e mbështet shpërndarjen e Kuvendit, por kërkon shkarkimin ose dorëheqjen e kryeministrit Albin Kurti.
“Aleanca nuk e bën këtë sepse është taktikë që të shkohet në mes të korrikut, kur mendon se e ka diasporën këtu dhe kur mendon të ikë nga përgjegjësitë e dështimit që ka bërë”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër Tubimi me bashkatdhetarët do të mbahet të shtunën në Winterthur, në kuadër të aktiviteteve të partive... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Vjosa Osmani të dielën në Zvicër, takon mërgatën shqiptare -
Në Vjenë promovohet libri i Zef Mazit për diplomacinë e Kosovës gjatë viteve 1991–1999 -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në Kolumbi me “Carmina Burana”
Jeta në Austri
-
Ka rrezikuar me zjarrvënie jetën e 8 personave: 15 vjet burg për kosovarin Ai ka hedhur 13 litra benzinë dhe i ka vënë zjarrin në një depo ku ishin... -
Ulje e TVSH-së në Austri: Blerje disa cent më lirë -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mijëra njerëz protestojnë në Vjenë kundër pjesëmarrjes së Izraelit në Eurovision -
Shqipëria sonte në skenën e Eurovisionit, Alis performon me këngën “Nan”













