Lajme
A kemi vërtet nevojë të konsumojmë më shumë proteina?
Produktet e pasuruara me proteina, si jogurtet, makaronat, mueslit dhe pijet, po zënë gjithnjë e më shumë hapësirë në raftet e supermarketeve në Zvicër. Por, a ka vërtet nevojë organizmi ynë për më shumë proteina? Ekspertët thonë se jo domosdoshmërisht.
“Popullsia e përgjithshme nuk vuan nga mungesa e proteinave”, thotë Sidonie Fabbi, ligjëruese e nutricionit dhe dietologjisë në Shkollën e Shkencave të Shëndetit në Gjenevë.
Sipas rekomandimeve zyrtare në Zvicër, një i rritur ka nevojë për rreth 0.8 gramë proteina për çdo kilogram të peshës trupore në ditë.
Proteinat gjenden natyrshëm si në ushqimet me origjinë shtazore – mish, peshk, vezë dhe produkte të qumështit – ashtu edhe në ato me origjinë bimore, si bishtajoret, arrat dhe drithërat.
“Nëse një person i shëndetshëm ushqehet në mënyrë të ekuilibruar, nuk ka nevojë për produkte të pasuruara me proteina”, thekson Fabbi.
Megjithatë, zinxhirët më të mëdhenj të supermarketeve në Zvicër, Migros dhe Coop, raportojnë rritje të vazhdueshme të shitjeve në këtë segment. Sipas ekspertëve, kjo lidhet me ndikimin e kulturës së fitnesit dhe me imazhin pozitiv që proteinat kanë fituar vitet e fundit, në dallim nga karbohidratet dhe yndyrnat, të cilat shpesh perceptohen negativisht.
Sipas Sidonie Fabbi, problemi kryesor nuk është sasia e proteinave që konsumojmë, por burimi i tyre.
“Ne konsumojmë shumë mish dhe shumë pak proteina me origjinë bimore”, shprehet ajo.
Ekspertët shtrojnë gjithashtu pyetjet se për cilat kategori njerëzish këto produkte mund të jenë të dobishme dhe si mund të vlerësojnë konsumatorët nëse ia vlejnë apo jo.
E-Diaspora
-
Kosova zgjedh filmin “Dua” për garën e Oscarëve, shkruan histori me dy filma në edicionin e 99-të Filmi i Blerta Bashollit do ta përfaqësojë Kosovën në kategorinë “International Feature Film”, ndërsa “Shame and... -
Shqiptari që mahniti Bayernin, Arijon shkëlqen me dy gola e tri asistime -
Eni Ademi, shqiptarja që shkëlqeu me piano në Spanjë -
Shqiptarja ndër inxhinierët më të mira të reja në kompanin Microsoft -
Sot varroset 19-vjeçari nga Vitia që humbi jetën në aksident në Itali
Jeta në Austri
-
48,000 fëmijë austriakë do të marrin nga 150 euro për pajisje shkollore Fillimi i vitit shkollor është një barrë e madhe financiare për shumë familje. Që nga viti... -
Shqiptarja Esmeralda Kazia shpallet “Cybersecurity Woman of the World 2026” -
Publikohet raporti i parë zyrtar për viktimat e luftës në Kosovë, dokumentohen 13.227 persona -
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor












