Sport
A do të luajë Shaqa “kasatchok” në Rusi?!
Janë përhapur thashethemet se së shpejti është i mundshëm një transfer i super talentit shqiptar Xherdan Shaqirit për në ekipin e Zenitit nga St. Petersburgu. Por, kjo nuk e befason më zëvendës kryetarin e FC Basel, Bernhard Heusler, pasi shpeshëherë është përfolur mbi një transfer të mundshëm të Shaqës. Edhe pse emri i shqiptarit është shënuar në shumë lista të klubeve të famshëm siç janë Bayern, Dortmund, Juve apo ManU, ende nuk dihet se ku do të “aterrojë” sulmuesi i talentuar.
Por, sipas të dhënave nga e përditshmja “Blick”, edhe pse ai me FC Baselin ka një kontratë deri në vitin 2014, ekipi nga St. Petersburgu me çdo kusht dëshiron ta ketë Shaqën në radhët e veta. Ekipi rus tashmë në disa vende të ndryshëm është interesuar dhe e ka vëzhguar ate. Për herë të fundit një gjë e tillë kishte ndodhur në ndeshjen derbi midis FC Basel dhe FC Zurich dhe supozohet se janë zhvilluar edhe bisedimet fillestare.
Në një intervistë të fundit për “Blicj”, 19-vjeçari shqiptar e kishte quajtur ekipin e Zenitit si “klub të përsosur”, kështu që trajneri i Zenitit mund të shpresojë në blerjen e tij. Vallë a do të kalojë Shaqa në kampionatin rus? Planet e tij duken ndryshe, por kur rusët ta realizojnë transferin, atëherë do të jetë vështirë të thuhet “Njet (jo – rushisht))”, sepse te Zeniti, të hollat nuk kanë rëndësi të madhe. Sponzor i ekipit që gjatë vitit 2008 e fitoi kupën e Ligës evropiane në futboll, është gjiganti rus i gazit, por edhe kryeministri Wladimir Putin, si tifoz i flaktë i ekipit. Zeniti mund ta blejë Shaqën pa një therrë në këmbë, pasi ai ka një fond prej mbi 200 milionë frangash.
Por, Heusler ende nuk brengoset për një transfer të mundshëm të Shaqës. “Nuk ka ende kërkesa zyrtare nga Rusia për Shaqirin. Gjendemi në mesin e kampionatit dhe nuk mund të merremi me lloj-lloj thashetheme”, ka deklaruar Heusler.
E-Diaspora
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh
Jeta në Austri
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së










