Lajme
A bashkëpunoi Elon Musk me Rusinë? 2 senatorë amerikanë kërkojnë hetime
Dy senatorë demokratë kanë bërë thirrje për një hetim në lidhje me kontaktet e raportuara të Elon Musk me presidentin rus, Vladimir Putin.
Ligjvënësit i kanë kërkuar Pentagonit dhe Departamentit të Drejtësisë që të përcaktojnë nëse marrëdhëniet e supozuara të Musk me një kundërshtar të SHBA-së e vënë në rrezik sigurinë kombëtare.
Wall Street Journal raportoi muajin e kaluar se personi më i pasur në botë ka pasur “biseda të shumëfishta, të nivelit të lartë” me Putinin që nga viti 2022, gjë që Kremlini e ka mohuar.
Musk, i cili mbështeti Trump për zgjedhjet e vitit 2024 me miliona dollarë, u zgjodh nga presidenti i zgjedhur në fillim të kësaj jave për të udhëhequr një departamentin e ri të Efikasitetit të Qeverisë./abcnews.al
E-Diaspora
-
Një destinacion që quhet Kosovë! Për mërgimtarin, Kosova nuk është thjesht destinacioni i pushimeve. Është adresa ku kthehet zemra, sado larg... -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University” -
Zvicër
Fillojeta Makshana shpallet më e mira në gjuhën gjermane në komunën e Payernit të Zvicrës -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje
Jeta në Austri
-
Vjenë
Studentët nga Kosova shkëlqejnë në kampin ndërkombëtar të sigurisë kibernetike në Vjenë Lorik Kelmendi zuri vendin e parë në garën “AI Mini CTF”, Senad Mehmeti u rendit i... -
ÖBB rrit çmimet e biletave për shkak të kostove të larta të energjisë -
Gjykata austriake shpall të paligjshme tarifat e check-in dhe të imbarkimit në Ryanair -
20,000 persona kanë nënshkruar peticion për të hequr karrocat e kuajve nga Vjena -
Austri
Fejton Sylejmani diplomon me sukses në Universitetin e Salzburgut, fiton titullin Master i Arteve












