Prindërit shqipfolës në qytetin e Bernës do të kenë mundësi të informohen për rrugëtimin arsimor dhe profesional të fëmijëve pas përfundimit të shkollimit të detyrueshëm, përcjell albinfo.ch.
Mbrëmja informuese do të mbahet më 25 nëntor 2026, në orën 19:00, në Qendrën për Këshillim dhe Informim Profesional BIZ Bern, në adresën Bremgartenstrasse 37, 3012 Bern.
Takimi u drejtohet prindërve dhe kujdestarëve me fëmijë në klasat e shtata, të teta dhe të nënta. Gjatë tij do të prezantohen mundësitë për formim profesional ose vazhdim të shkollimit.
Ndërmjetësuesit ndërkulturorë do të mundësojnë përkthimin në shqip. Prindërit mund të parashtrojnë pyetje në gjuhën e tyre dhe të shkëmbejnë përvoja me pjesëmarrësit e tjerë.
Pjesëmarrja është falas dhe nuk kërkohet regjistrim paraprak.
Për informacione shtesë, të interesuarit mund të kontaktojnë Nadine Soltermann nga Zyra e Arsimit e Qytetit të Bernës, në numrin 031 321 60 11 ose në adresën [email protected]./Albinfo.ch