Presidentja e Kosovës, Justina Shiroka-Pula, ka shprehur gatishmërinë për bashkëpunim të ngushtë me kryeministrin Albin Kurti dhe bashkërendim ndërmjet institucioneve, përcjell albinfo.ch.
Sipas njoftimit të Presidencës, gjatë takimit Shiroka-Pula theksoi se bashkëpunimi institucional duhet të jetë në shërbim të qytetarëve dhe interesave të Republikës së Kosovës.
Kurti e falënderoi presidenten për gatishmërinë për të marrë këtë përgjegjësi dhe i uroi sukses në detyrën e re. Ai shprehu përkushtimin për të bashkëpunuar me të në përmbushjen e përgjegjësive kushtetuese dhe në çështjet me rëndësi për vendin.
Shiroka-Pula u zgjodh presidente më 6 tetor me 81 vota në Kuvend dhe më pas dha betimin para deputetëve. Më 7 tetor ajo pranoi zyrtarisht detyrën, duke nisur mandatin e saj presidencial. /Albinfo.ch