Kosova
Lozana kuqezi: Shqiptarët protestojnë me thirrjen « Drejtësi, jo politikë»
Lozanë, 3 tetor 2026.
Flamuj kuqezi, simbole të UÇK-së dhe thirrje për drejtësi mbushën të shtunën qendrën e Lozanës, ku shqiptarë të brezave të ndryshëm u mblodhën në protestën e organizuar nga shoqata «Shoqëria e Re», në mbështetje të ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.
Përpara Palais de Rumine, (Place de Riponne) pjesëmarrësit shpalosën pankarta me mbishkrimet «Drejtësi, jo politikë», «Jo në emrin tim» dhe «Liri çlirimtarëve», duke shprehur kundërshtimin e tyre ndaj vendimit të Gjykatës Speciale në Hagë, të cilin e konsiderojnë të padrejtë.
Familje me fëmijë, të rinj dhe të moshuar iu bashkuan manifestimit, duke e kthyer sheshin në një hapësirë të mbushur me simbole kombëtare. Në mesin e pankartave u panë edhe fotografitë e ish-krerëve të UÇK-së.
Përmes fjalimeve dhe thirrjeve, të pranishmit kërkuan drejtësi dhe një proces gjyqësor të paanshëm, duke theksuar se përgjegjësia penale individuale nuk duhet të cenojë, sipas tyre, historinë dhe sakrificën e luftës çlirimtare të Kosovës.
Prania e disa brezave të diasporës shqiptare ishte një nga pamjet që karakterizoi protestën. Fëmijë me flamuj në duar, të shoqëruar nga prindërit dhe gjyshërit e tyre, morën pjesë në tubimin ku u përcollën mesazhe solidariteti me ish-krerët e UÇK-së.
Protesta në Lozanë vjen pas manifestimeve të tjera të diasporës shqiptare në qytete të ndryshme evropiane, përfshirë atë të 27 shtatorit në Gjenevë.








E-Diaspora
-
Ambasada e Shqipërisë shpërndan libra për nxënësit shqiptarë në Zvicër U shpërndanë tekste për të tri nivelet e mësimit, nga klasa e parë deri në klasën... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
“Bukë, kripë e zemër”: Ambasadori Hiseni merr pjesë në “Javën Shqiptare” në Paris -
Rreth 420 biznese shqiptare e gjermane mblidhen në Kehl, diskutohet për investime në Kosovë -
Në Mal të Zi sekuestrohet Mercedes-i i drejtuar nga një kosovar, kërkohej nga Suedia
Jeta në Austri
-
Sonte ndeshja Kosovë – Austri, “Dardanët” synojnë tri pikët në “Fadil Vokrri” Në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë sonte Kosova përballet me Austrinë, ndeshje në të cilën synon... -
U promovua në Graz libri i Zef Mazit “Kosova: Lufta e heshtur” -
Kosova synon fitore ndaj Austrisë -
Rangnick kritikon gjendjen e fushës në “Fadil Vokrri”: Është më shumë arë se fushë -
Wiener Linien do të rrisë çmimet përsëri në 2027









