Kosova
Kapiteni Visar Shala përfundon me sukses Akademinë Kombëtare të FBI-së
Kapiteni i Policisë së Kosovës, Visar Shala, ka përfunduar me sukses Sesionin e 299-të të Akademisë Kombëtare të FBI-së në Quantico të Virxhinias, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sipas njoftimit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në SHBA, në këtë sesion morën pjesë 265 zyrtarë të zbatimit të ligjit nga Shtetet e Bashkuara, si dhe përfaqësues nga 29 vende të tjera, përcjell albinfo.ch.
Ambasada e Kosovës ka përgëzuar kapitenin Shala për përfundimin me sukses të Akademisë Kombëtare të FBI-së, duke e konsideruar diplomimin e tij një arritje të rëndësishme profesionale.
“Diplomimi i kapitenit Shala përbën një arritje të rëndësishme profesionale dhe dëshmon angazhimin e Policisë së Kosovës për zhvillimin e kuadrove të saj dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e zbatimit të ligjit”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.
Akademia Kombëtare e FBI-së në Quantico ofron trajnime të avancuara për profesionistët e zbatimit të ligjit, duke bashkuar pjesëmarrës nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të ndryshme të botës.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Rama në Michigan: Do të hapim konsullatën shqiptare, Shqipëria nuk është më vend mbijetese Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, zhvilloi një takim me komunitetin shqiptar në Michigan, gjatë vizitës së... -
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions











