Sipas njoftimit të Ambasadës së Republikës së Kosovës në SHBA, në këtë sesion morën pjesë 265 zyrtarë të zbatimit të ligjit nga Shtetet e Bashkuara, si dhe përfaqësues nga 29 vende të tjera, përcjell albinfo.ch.
Ambasada e Kosovës ka përgëzuar kapitenin Shala për përfundimin me sukses të Akademisë Kombëtare të FBI-së, duke e konsideruar diplomimin e tij një arritje të rëndësishme profesionale.
“Diplomimi i kapitenit Shala përbën një arritje të rëndësishme profesionale dhe dëshmon angazhimin e Policisë së Kosovës për zhvillimin e kuadrove të saj dhe forcimin e bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e zbatimit të ligjit”, thuhet në njoftimin e Ambasadës.
Akademia Kombëtare e FBI-së në Quantico ofron trajnime të avancuara për profesionistët e zbatimit të ligjit, duke bashkuar pjesëmarrës nga Shtetet e Bashkuara dhe vende të ndryshme të botës.