Futboll
I kërkuar nga Kosova dhe Shqipëria, Lutfi Dalipi ftohet nga Zvicra U21
Futbollisti 20-vjeçar Lutfi Dalipi është ftuar për herë të parë në Përfaqësuesen U21 të Zvicrës, pas paraqitjeve të mira këtë sezon me Vaduzin në Superligën zvicerane.
Përzgjedhësi i Zvicrës U21, Alex Frei, ka publikuar të enjten listën prej 25 futbollistësh për tri ndeshjet e fundit të fazës kualifikuese për Kampionatin Evropian U21. Në mesin e të ftuarve për herë të parë është edhe Lutfi Dalipi, përcjell albinfo.ch.
Zvicra fillimisht do të përballet me Luksemburgun më 25 shtator në Lugano, ndërsa më 29 shtator do të luajë në udhëtim kundër Islandës. Ndeshjen e fundit të kësaj faze do ta zhvillojë më 6 tetor në Francë.
Dalipi luan këtë sezon për Vaduzin, ku është i huazuar nga Young Boys. 20-vjeçari ka shënuar tri gola dhe ka dhënë shtatë asistime në shtatë ndeshjet e para të sezonit në Superligën zvicerane. Më herët ai ka zhvilluar gjashtë ndeshje me Zvicrën U20 dhe tri me U18.
Futbollisti i lindur në Zvicër ka qenë në vëmendjen e Shqipërisë dhe Kosovës. Sipas raportimeve të mediave në Prishtinë, Federata Shqiptare e Futbollit e ka kontaktuar për mundësinë e aktivizimit me Kombëtaren A, ndërsa kontakte ka pasur më herët edhe nga Kosova. Babai i Dalipit është nga Presheva, ndërsa nëna e tij nga Portugalia.
Në listën e Zvicrës U21 janë edhe futbollistët me prejardhje shqiptare Labinot Bajrami, Samuel Krasniqi dhe Dorian Derbaci. Bajrami dhe Derbaci rikthehen në ekip për këto ndeshje.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











