Lajme

Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez

Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku kanë blinduar përfundimisht vazhdimësinë e tyre në Parlamentin Suedez (Riksdag), pas zgjedhjeve të djeshme për Parlamentin Suedez.

Në një nga garat më të ngushta politike në historinë moderne të Suedisë, blloku i udhëhequr nga Magdalena Andersson ka korrur një fitore të ngushtë 49.5% të votave (176 mandate) kundrejt bllokut të djathtë me 49.1% (173 mandate).

Me një diferencë prej vetëm tri ulësesh në parlamentin 349-vendësh, fati i formimit të qeverisë së re varet tërësisht nga Partia e Qendrës (C), e cila vendos për qeverinë e re, tranmseton albinfo.ch.

Për Gashin dhe Birinxhikun, në rajonin e Hallandit, Partia Socialdemokrate (S) ka siguruar 3 mandate parlamentare kurse ata renditeshin përkatësisht në pozicionet strategjike numër 2 dhe numër 3 në listën zyrtare të partisë.