Futboll
Xhaka e krahason trajnerin e Sunderlandit me Arsene Wengerin: Arsene Wenger i vogël
Mesfushori kosovar ka fjalë të mëdha për Regis Le Brisin, të cilin e vlerëson për qetësinë, cilësitë taktike dhe aftësinë për të zhvilluar lojtarët.
Granit Xhaka ka punuar me disa prej trajnerëve më të njohur të futbollit evropian, përfshirë Arsene Wengerin, Unai Emeryn, Mikel Artetën dhe Xabi Alonson. Megjithatë, për trajnerin aktual të Sunderlandit, Regis Le Bris, mesfushori kosovar ka një vlerësim të veçantë, transmeton albinfo.ch.
Në një intervistë për TNT Sports, Xhaka e ka krahasuar Le Brisin me ish-trajnerin legjendar të Arsenalit, Arsene Wenger, para përballjes së Sunderlandit me Arsenalin.
“E quaj atë Arsene Wenger i vogël. Si njeri, ai është i jashtëzakonshëm. Shumë i qetë, nuk është person që bërtet. Ai i ka të gjitha zgjidhjet dhe taktikisht është i mrekullueshëm”, ka deklaruar Xhaka.
Ai ka vlerësuar gjithashtu aftësinë e Le Brisit për të punuar me lojtarët e rinj dhe për të ndërtuar një ekip konkurrues.
“Jam shumë falënderues që kam një trajner si ai”, ka shtuar kapiteni i Sunderlandit.
Xhaka iu bashkua Sunderlandit gjatë verës së kaluar, me kërkesë të drejtpërdrejtë të Le Brisit. Në sezonin e tij të parë në klub, mesfushori kosovar ndihmoi Sunderlandin të siguronte kualifikimin në Ligën e Evropës.
Tani, Xhakën e pret një përballje e veçantë, pasi të shtunën në mbrëmje ai do të përballet me ish-skuadrën e tij, Arsenalin, në një ndeshje që nis në orën 21:00.
Përballja do të jetë një tjetër mundësi për Xhakën që të rikthehet përballë klubit ku kaloi shtatë sezone dhe ku la gjurmë të rëndësishme në karrierën e tij./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Shaip Morina, një shqiptar nga Kosova në qendër të jetës politike dhe kulturore të Malmö-s Morina kandidon për Këshillin Bashkiak të Malmö-s (kommunfullmäktige) me bindjen se politika duhet të jetë pranë... -
Zvicër
“Atdheu” në Thun, të rinjtë mësojnë këngën dhe instrumentet shqiptare -
Marigona Qerkezi rikthehet në Zagreb për një gala madhështore të operës -
19-vjeçari nga Kosova arrestohet pas një grabitjeje në Bad Säckingen -
Nga Struga në politikën suedeze: Arijeta Reçi synon Parlamentin e Suedisë
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci













