Sport
Zvicra shumë afër Evropianit
Zvicra është afër kualifikimit në Kampionatin Evropian, që do të mbahet në Francë, në vitin 2016.
Vladimir Petkoviq, pëzgjedhësi i kombëtares zvicerane dëshiron të fitojë çdo ndeshje dhe të mos ndalet në mënyrë që skenarët e planifikuar të sigurojnë biletën e skuadrës për në Francë.
“Ne gjithmonë dëshirojmë të fitojmë, gjithmonë të shkojmë në një lojë për të marrë tre pikë,” tha Petkoviç, shkruan 20min, përcjell albinfo.ch
Skenari më i thjeshtë është nëse Zvicra e fiton ndeshjen e së premtës kundër San Marinos, në St. Gallen, dhe të hënën në Estoni.
Edhe me katër pikë nga këto duele, Zvicra ka siguruar pjesëmarrjen në Evropianin e vitit 2016, në Francë.
Pjesëmarrja mund të bëhet e qartë edhe të premten.
“Zvicra duhet të jetë në çdo Kampionat të Botës, po ashtu edhe në Kampionatin Evropian “, thotë Granit Xhaka.
Kapiteni Gladbachit është i bindur për cilësinë e ekipit helevetik.
Sulmuesi i Leverkusenit, Admir Memeti tha se do të bëjnë përpjekje të fitojnë gjashtë pikë nga dy ndeshjet e tyre e të ardhshme, por beson se Zvicra edhe me katër do ta kishte siguruar rrugën për Francë.
“Të dy ndeshjet janë shumë të rëndësishme”, thotë Mehmedi.
“Dhe nëse dëshirojmë të jemi në Kampionatin Evropian, ne kemi nevojë për të marrë të paktën katër pikë“, tha ai.
E-Diaspora
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Bilibani: Rrëfimet mbi identitetin i “përkthejmë” në gjuhën filmike -
Arbër Gashi dhe Aida Birinxhiku sërish pjesë e Parlamentit Suedez -
Protestë në Gjenevë në mbështetje të mobilizimeve në Shqipëri -
Expo Arbëria në Spezzano Albanese: Tri ditë feste për komunitetin arbëresh
Jeta në Austri
-
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje 46-vjeçari u shpall fajtor për vjedhje me thyerje në nëntë shtëpi në Vorarlberg, ndërsa autoritetet zvicerane... -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së













