Kosova
Ndërpritet sërish seanca konstituive, PDK-ja lëshon sallën pas mosvotimit të Çitakut
VV-ja abstenoi në votimin për kandidaten e PDK-së për nënkryetare, Vlora Çitaku, ndërsa seanca pritet të vazhdojë sot në orën 14:00
Vazhdimi i seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës është ndërprerë sërish të premten, pasi deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) lëshuan sallën e Kuvendit, përcjell albinfo.ch.
Shkak për ndërprerjen u bë mosvotimi i Vlora Çitakut, kandidate e PDK-së për nënkryetare të Kuvendit. Deputetët e Vetëvendosjes abstenuan në votimin për të.
Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, e ftoi PDK-në të bëjë një propozim tjetër, por kjo parti nuk paraqiti kandidat të ri. Pas kësaj, Haxhiu e ndërpreu seancën, duke bërë të ditur se për vazhdimin e saj do të njoftohen deputetët më vonë.
Paraprakisht, me 101 vota për, Ardian Gola nga Vetëvendosje ishte zgjedhur nënkryetar i Kuvendit nga radhët e këtij subjekti politik.
Ndërkohë, Kuvendi i Kosovës ka njoftuar se seanca konstituive do të vazhdojë sot në orën 14:00. Në rendin e ditës është pika “Zgjedhja e nënkryetarëve”.
Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami, ka reaguar pas ndërprerjes së seancës, duke thënë se një nga punët e para të Kuvendit duhet të jetë jetësimi i nismës së Institutit të Kosovës për Drejtësi (IKD) për kriminalizimin e shkeljes së Kushtetutës.
“Është urgjencë kombëtare të shpëtohet ky shtet”, ka shkruar Bajrami në Facebook, duke akuzuar kryetarin e LVV-së, Albin Kurti, se po synon ta rrënojë shtetin.
Nga ana tjetër, deputetja e LDK-së, Jehona Lushaku-Sadriu, ka thënë se pret që pas konsultimeve, deputetët të rikthehen në sallë dhe të vazhdojnë procesin e konstituimit.
“Besojmë që propozimi i kandidatëve për nënkryetar i takon partisë. E njohim këtë parim duke e zbatuar edhe për partitë e tjera. Ne i përkrahëm të gjitha propozimet e partive. Pres që gjithsesi pas konsultimeve, të kthehemi në seancë dhe ta vazhdojmë konstituimin. Konstituimi është tepër i rëndësishëm”, ka thënë ajo.
Lushaku-Sadriu ka shtuar se ishte Vetëvendosje ajo që kishte shprehur mospajtim lidhur me votimin e kandidatëve për nënkryetarë të propozuar nga partitë e tjera./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











