Lajme
Trump premton 5,000 dollarës nëse republikanët fitojnë zgjedhjet
Presidenti amerikan Donald Trump ka deklaruar se qytetarët e rritur në SHBA mund të përfitojnë nga një pagesë prej 5,000 dollarësh nëse Partia Republikane arrin të ruajë kontrollin mbi Dhomën e Përfaqësuesve dhe Senatin pas zgjedhjeve të nëntorit.
Gjatë një konvente republikane në Dallas, Trump e cilësoi pagesën si një “dividend Trump” dhe tha se paratë do të duhej të shpenzoheshin brenda Shteteve të Bashkuara.
Megjithatë, ende nuk janë bërë të qarta detajet se si do të financohej dhe zbatohej kjo pagesë. Duke marrë parasysh numrin e madh të qytetarëve të rritur në SHBA, një program i tillë do të kërkonte një shumë të jashtëzakonshme financiare, që mund të arrinte rreth 1.35 trilion dollarë.
Në fjalimin e tij, Trump e lidhi drejtpërdrejt rezultatin e zgjedhjeve me politikat e administratës së tij, duke u bërë thirrje amerikanëve të mbështesin republikanët. Ai u shpreh optimist për ekonominë amerikane dhe sulmoi demokratët, duke i akuzuar për politika që, sipas tij, do ta dëmtonin vendin.
Trump foli gjithashtu për konfliktin me Iranin, duke mbrojtur vendimin e SHBA-së për të ndërmarrë sulme ndaj objektivave iraniane. Ai parashikoi se çmimet e naftës do të ulen pas përfundimit të luftës dhe paralajmëroi Teheranin lidhur me aktivitetet në një zonë ku dyshohet se ndodhen objekte bërthamore.
Konventa republikane në Dallas shërbeu si një platformë për mobilizimin e elektoratit për zgjedhjet e mesmandatit të 3 nëntorit. Fjalimet e republikanëve u përqendruan kryesisht në kritikat ndaj demokratëve, veçanërisht për çështjet e sigurisë kufitare dhe politikat sociale.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Inovacionit, Mimoza Kusari-Lila, ka zhvilluar një takim me përfaqësues nga... -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











