Kosova
Prokuroria kërkon 6 vjet burgim për Hashim Thaçin për pengim të drejtësisë
Prokuroria e Specializuar ka kërkuar dënime me burgim për të gjithë të akuzuarit në rastin për pengim të drejtësisë, me gjashtë vjet burgim për Hashim Thaçin.
Pas paraqitjes së provave dhe fakteve të saj, Prokuroria e Specializuar ka kërkuar nga gjykata që të shpallë fajtorë të akuzuarit për të gjitha pikat e aktakuzës, përcjell albinfo.ch.
Për ish-presidentin e Kosovës, Hashim Thaçi, Prokuroria ka kërkuar gjashtë vjet burgim, ndërsa për Hajredin Kuçin nëntë muaj burgim.
Për të akuzuarit e tjerë, Isni Kilajn, Fadil Fazliun dhe Bashkim Smakajn, janë kërkuar nga tre vjet burgim për secilin.
Prokuroria ka argumentuar se provat e paraqitura, sipas saj, dëshmojnë fajësinë e të akuzuarve përtej dyshimit të arsyeshëm dhe se veprat për të cilat akuzohen përbëjnë krime.
Sipas ZPS-së, përpjekjet për të ndërhyrë dhe penguar procesin gjyqësor para Dhomave të Specializuara në Hagë përbëjnë kërcënim serioz për administrimin e drejtë dhe të pavarur të drejtësisë.
Prokuroria ka kërkuar që dënimet të shqiptohen në përputhje me peshën e veprave penale dhe tërësinë e faktorëve që duhet të merren parasysh gjatë përcaktimit të dënimit.
Në rastin e Thaçit, Prokuroria ka kërkuar që dënimi prej gjashtë vitesh të vuhet në vijim të çdo dënimi që mund t’i shqiptohet atij në rastin tjetër gjyqësor në Hagë, nëse një dënim i tillë jepet./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” Më 19 shtator 2026, në Bibliotekën Pestalozzi Hardau në Cyrih, do të mbahet përurimi i librit... -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj -
Gjermani
Dy motra nga Kosova, një histori suksesi ndërkombëtar në fushën e inxhinierisë në Gjermani -
Adrian Simnica përfaqëson rininë shqiptare në Parlamentin Evropian
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?













