Kosova
LDK-ja do ta votojë çdo kandidat të VV-së për kryetar të Kuvendit
Lutfi Haziri: Kandidati i VV-së për kryetar të Kuvendit dhe nënkryetarët duhet të marrin mbështetjen e deputetëve
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka bërë të ditur se deputetët e kësaj partie do të marrin pjesë në vazhdimin e seancës konstituive të Kuvendit, përcjell albinfo.ch.
Haziri ka deklaruar se LDK-ja do ta mbështesë me votë kandidatin e Lëvizjes Vetëvendosje (VV) për kryetar të Kuvendit, pavarësisht se kush do të jetë emri i propozuar, si dhe kandidatët për nënkryetarë të Kuvendit.
“Ne si LDK e votojmë”, ka deklaruar Haziri.
Duke folur në emisionin “Politiko” në Kanal 10, Haziri ka theksuar se ai vazhdimisht ka qenë në favor të marrëveshjeve politike, bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet subjekteve politike.
“Unë jam kanë pro marrëveshjeve dhe bashkëpunimit, të koordinimit sa ma të mirë. Kështu që nesër, natyrshëm, duhet me kalu kandidati i VV-së për kryetar të Kuvendit, kushdo që është, dhe nënkryetarët që vijnë nga secila parti”, ka deklaruar ai.
Deklarata e Hazirit vjen në prag të vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, ku pritet të hidhen në votim kandidaturat për drejtimin e këtij institucioni./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Cyrih: Promovohet libri i Arbër Ahmetajt “Gruaja e ambasadorit” Më 19 shtator 2026, në Bibliotekën Pestalozzi Hardau në Cyrih, do të mbahet përurimi i librit... -
Itali, vrau kosovarin për 30 mijë euro borxh dhe ia dogji trupin -
10 këngët më të njohura të Dua Lipës që kanë shënuar karrierën e saj -
Gjermani
Dy motra nga Kosova, një histori suksesi ndërkombëtar në fushën e inxhinierisë në Gjermani -
Adrian Simnica përfaqëson rininë shqiptare në Parlamentin Evropian
Jeta në Austri
-
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen Qeveria po reformon shtyllën e dytë të sistemit të pensioneve. Nga viti 2028, pensioni suplementar do... -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci












