Kosova
Kurti kujton 36-vjetorin e shpalljes së Republikës së Kosovës në Kaçanik
Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, ka përkujtuar 36-vjetorin e shpalljes së Republikës së Kosovës në Kaçanik.
Kurti ka rikujtuar se më 7 shtator 1990, 80 delegatë të Kuvendit të Kosovës u mblodhën në mënyrë të fshehtë në Shtëpinë e Kulturës në Kaçanik, ku unanimisht miratuan Kushtetutën e Republikës së Kosovës dhe shpallën Kosovën republikë.
Sipas tij, ky akt politik dhe juridik ishte kundërvënie ndaj regjimit të Serbisë, i cili një vit më herët kishte suprimuar autonominë e Kosovës.
“Kjo do të ishte e para republikë e Kosovës, një republikë që rezultoi të ishte republikë për rezistencë, njëherë paqësore e mandej e armatosur, kulmuar me luftën çlirimtare dhe të drejtë të popullit tonë të organizuar nga Ushtria Çlirimtare e Kosovës, më 1998 dhe 1999”, ka shkruar ai, transmeton albinfo.ch.
“Do të duhej të vinte 17 shkurti i vitit 2008, që republika e Kosovës e shpallur më 7 shtator 1990 në Kaçanik, të ripërtrihej në Republikën e Kosovës shtet të pavarur, sovran dhe demokratik, të njohur nga 121 shtete të botës deri më tani. Kujtojmë me mirënjohje brezin kontribues e të angazhuar për Republikën e Kosovës gjatë viteve ’90, me urimet më të mira për të ardhmen politike të republikës sonë sot!”, ka shkruar tutje ai.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ramë Dardania merr pjesë në festivalin ndërkombëtar të artit, në Kotor “Për mua është shumë domethënëse që emri Dardania të jetë aty, në zemër të Kotorit, përkrah... -
Mbi 8 vjet burg për 23-vjeçarin nga Kosova në Danimarkë, ja për çfarë u dënua -
Dy shtetas të Kosovës arrestohen në Gjermani pas vjedhjes në një farmaci -
Në Aarau u shënua përvjetori i dhjetë i shenjtërimit të Nënë Terezës -
Kumbaro u bën thirrje prindërve në diasporë: Regjistroni fëmijët në shkollat shqipe
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?











