Kosova ka shënuar rezultat historik në këtë edicion, duke tejkaluar bilancin e dy pjesëmarrjeve të mëparshme. Pas katër medaljeve në “Tarragona 2018” dhe gjashtë në “Oran 2022”, këtë herë ekipi kosovar fitoi nëntë medalje, transmeton albinfo.ch.
Medaljet e arta i siguruan Donjeta Sadiku në boks dhe Islam Selmani në karate.
Tri medaljet e argjendta u fituan nga Laura Fazliu në xhudo dhe Kianoush Rostami në peshëngritje, i cili siguroi dy medalje.
Ndërsa katër medaljet e bronzta i fituan xhudistët Akil Gjakova, Shpati Zekaj, Fatjona Kasapi dhe Flaka Loxha.
Ky rezultat vlerësohet si një sukses i rëndësishëm për sportin kosovar, edhe pse pritshmëritë për medalje ishin edhe në taekwondo, atletikë dhe disa prej sporteve ekipore.
Ceremonia mbyllëse e “Taranto 2026” zhvillohet sonte, ku Kosovës do t’i dorëzohet flamuri si nikoqire e edicionit të ardhshëm të Lojërave Mesdhetare.
Prishtina do të presë “Mediterranean Games” në vitin 2030. /Albinfo.ch