Kosova
U.d. Presidentja Haxhiu liron nga detyra 18 gjyqtarët serbë
Gjyqtarët kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022, ndërsa kërkesat e tyre për rikthim në detyrë u refuzuan nga Këshilli Gjyqësor i Kosovës
Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar dekretet për lirimin nga detyra të 18 gjyqtarëve nga komuniteti serb, transmeton albinfo.ch.
Vendimi është marrë pas propozimit të Këshillit Gjyqësor të Kosovës (KGJK), i cili kishte refuzuar kërkesat e gjyqtarëve për tërheqjen e dorëheqjeve të paraqitura në vitin 2022.
Gjyqtarët ishin larguar nga sistemi gjyqësor në nëntor të vitit 2022, në kuadër të dorëheqjeve kolektive të pjesëtarëve të komunitetit serb nga institucionet e Kosovës.
Ata më pas kishin kërkuar rikthimin në pozitat e mëparshme, por KGJK-ja, me shumicë votash, e kishte refuzuar kërkesën dhe i kishte propozuar Presidencës lirimin e tyre nga detyra.
Me nënshkrimin e dekreteve nga ushtruesja e detyrës së Presidentes, largimi i tyre nga sistemi gjyqësor formalizohet përfundimisht.
Muajin e kaluar, Haxhiu kishte nënshkruar edhe dekretet për lirimin nga detyra të shtatë prokurorëve serbë, të cilët kishin dhënë dorëheqje në vitin 2022./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike











