Lajme
Wels, Austri: Vdes kumanovari i rrëzuar dy javë më parë nga skelet
Në komunitetin shqiptar në Wels Isren Imeri është njohur si aktivist i dalluar dhe shumë human
Ka ndërruar jetë shqiptari 56 vjeçar nga Kumanova, Isren Imeri, me banim ne Wels të Austrisë. I ndjeri para dy javësh ishte rrëzuar nga skelet e ndërtimit. Ai ka qenë në gjendje kome deri sot në mëngjes kur ka ndërruar jete, shkruan albinfo.at.
Në komunitetin shqiptar në Wels ai është njohur si aktivist i dalluar dhe shumë human.
Si emër i njohur për rrethin e tij shoqëror dhe komunitetin shqiptar të Kumanovës, ai do të kujtohet edhe për lidhjen e tij me këngën shqipe, si këngëtar i muzikës popullore në rininë e tij.
Lajmi për ndarjen e tij nga jeta ka prekur familjarët, miqtë dhe të gjithë ata që e kanë njohur ndër vite.
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së Ministrja austriake për Evropën, Claudia Bauer e ÖVP-së, ka përsëritur thirrjen e saj për një buxhet... -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë? -
Vjena shqyrton qasjen falas në të gjitha tualetet publike













