Sporte Luftarake

Lojërat Mesdhetare 2026: Laura Fazliu medaliste e argjendtë, Shpat Zekaj i bronztë

Në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, sot Kosova ka marrë dy medalje të reja.
Medalja e pestë për Kosovën, e katërta nga xhudo, ishte nga Laura Fazliu, e cila e fitoi të argjendtën pasi në finale u mund nga italiania Carlotta Avanzato, kategoria -63.
Medaljen e gjashtë për Kosovën, të pestën nga xhudo, e ka fituar të bronztën Shpat Zekaj, transmeton albinfo.ch.