Lajme
Lidl ndalon shitjen e pijeve të ftohta në shishe qelqi gjatë Street Parade në Cyrih
Pas Coop dhe Migros, edhe Lidl ka vendosur të mos shesë pije të ftohta në shishe qelqi në dyqanet pranë itinerarit të Street Parade 2026 në Cyrih, me qëllim uljen e rrezikut nga qelqi i thyer.
Organizatorët e një prej festivaleve më të mëdha të muzikës elektronike në Evropë e kanë mirëpritur vendimin, duke e cilësuar si “një hap në drejtimin e duhur”. Sipas tyre, shishet e thyera prej qelqi përbëjnë një nga rreziqet kryesore për sigurinë e pjesëmarrësve.
Lidl ka bërë të ditur se në vend të shisheve të qelqit do të ofrojë alternativa si shishe PET dhe kanaçe alumini gjatë ditëve të aktivitetit. Kompania ka njoftuar gjithashtu se do të angazhojë më shumë staf për pastrimin e zonave përreth dyqaneve.
Organizatorët kërkojnë masa edhe më të gjera, duke propozuar që gjatë Street Parade të mos ketë fare qarkullim të shisheve prej qelqi dhe të vendoset një sistem depozite për ambalazhet.
Street Parade 2026 pritet të mbledhë qindra mijëra pjesëmarrës në Cyrih, ndërsa pastrimi dhe siguria mbeten ndër sfidat kryesore të organizatorëve pas përfundimit të eventit.
E-Diaspora
-
Në një shkollë të Bronx-it, shqipja mësohet krahas anglishtes Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën publike amerikane P.S. 108 Philip J. Abinanti në... -
Brajan Gruda e zgjedh Gjermaninë, përpara Shqipërisë -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Gjeneva miraton rezolutën “Shqipëria nuk është në shitje”
Jeta në Austri
-
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së Pas vendimit të Dhomave të Specializuara në Hagë, tubime janë paralajmëruar në Gjermani, Zvicër, Austri dhe... -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions










