Lajme
Studim: Zviceranët nuk heqin dorë nga kodi i veshjes në punë
Edhe gjatë valëve të të nxehtit, shumica e zviceranëve vazhdojnë të respektojnë kodin tradicional të veshjes në vendin e punës. Sipas një studimi të institutit YouGov, të realizuar për platformën Galaxus, vetëm 27 për qind e burrave në Zvicër veshin pantallona të shkurtra në punë, ndërsa 60 për qind zgjedhin pantallona të gjata.
Studimi, i kryer me 2.616 pjesëmarrës nga Zvicra, Gjermania, Austria, Italia dhe Franca, tregon se Zvicra ka kodin më të rreptë të veshjes në ambientet profesionale. Shumica e të anketuarve i konsiderojnë të papërshtatshme bluzat që zbulojnë barkun, kostumet sportive, si dhe shapkët apo sandalet në zyrë, veçanërisht kur ka kontakt me klientët.
Në krahasim me Zvicrën, Gjermania rezulton vendi më liberal për sa i përket veshjes në punë, ku pantallonat e shkurtra dhe bluzat me mëngë të shkurtra janë shumë më të zakonshme.
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht










