Futboll
Tre shqiptarët e Bayernit në fokus: A do ta zgjedhin Kosovën?
Tre shqiptarët e Bayernit mund të jenë e ardhmja e Dardanëve
Presidenti i FFK-së thotë se federata është në kontakte të vazhdueshme me Arijon Ibrahimoviçin, Yll Gashin dhe Erblin Osmanin, por thekson se vendimi u takon vetë futbollistëve, transmeton albinfo.ch.
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës (FFK), Agim Ademi, ka folur për tre talentët shqiptarë që po zhvillohen te gjiganti gjerman Bayern Munich – Arijon Ibrahimoviç, Yll Gashi dhe Erblin Osmani – duke shprehur shpresën se ata në të ardhmen do të zgjedhin ta përfaqësojnë Kombëtaren e Kosovës.
Në emisionin SportCast, Ademi bëri të ditur se FFK-ja ka mbajtur kontakte të vazhdueshme me futbollistët dhe familjet e tyre, ndërsa theksoi se përzgjedhja e kombëtares mbetet një vendim personal i secilit lojtar.
“Jo vetëm me Ibrahimoviçin, por edhe me Osmanin që ka nënshkruar kontratë. Edhe Ibrahimoviçi, edhe Yll Gashi janë në Bayern. Iu uroj të treve kontratat e mira që kanë bërë dhe falënderoj Bayernin që i ka vlerësuar. Më duket sikur kemi dy treshe tani, një në Hoffenheim dhe një tjetër në Bayern. Kjo do të ishte kënaqësi. Ne ua kemi ofruar mundësitë tona dhe u kemi treguar se jemi të interesuar, por është çështje e tyre të vendosin. Shpresoj që të vendosin me zemër të drejtë”, u shpreh Ademi.
Presidenti i FFK-së zbuloi gjithashtu se federata ka kontakte të mira me Erblin Osmanin, i cili së fundmi firmosi kontratë me Bayern Munich, ndërsa theksoi se prioriteti i tre futbollistëve duhet të jetë zhvillimi i tyre në klub.
“Erblini ka qenë në Kosovë dhe ka vizituar ambientet tona së bashku me familjen. Jemi në kontakte të mira. Ai është ende i ri dhe duhet të stabilizohet te Bayerni. Të treve u kemi thënë që tani të fokusohen te klubi, të fitojnë vendin e tyre dhe të vazhdojnë të zhvillohen. Ne ua duam të mirën”, deklaroi ai.
Në fund, Ademi ritheksoi se Federata e Futbollit e Kosovës mbetet e interesuar t’i ketë në radhët e saj tre talentët shqiptarë të Bayern Munich, por nënvizoi se vendimi përfundimtar do t’u takojë vetë lojtarëve, me shpresën se ata do të zgjedhin ta përfaqësojnë Kosovën me bindje dhe krenari./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Vendimi në Hagë, protestohet edhe në Nju Jork Hajdari thekson se diaspora shqiptare u mblodh mbrëmë në Times Square si një trup i vetëm... -
Kusari-Lila diskuton me përfaqësues nga Gjermania për investime në Kosovë -
“Tri Net Film Fest” nis sot në Winterthur, tre net me film, art dhe kulturë -
Zvicër
Argenita Fetahu sjell në Luzern ekspozitën personale “Beyond Silence” -
Policia holandeze jep detaje për protestën në Hagë: Dy të arrestuar, një polic i lënduar
Jeta në Austri
-
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak U sekuestruan gjithsej 1.496,7 gramë kokainë, 16.952,4 gramë marihuanë, 58,8 gramë metamfetaminë kristalore, 160 euro para... -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje -
Një person nga Salzburgu fiton 111,5 milionë euro në EuroMillions -
Austri: Rregulli i ri i pensioneve duhet të sjellë më shumë para për të gjithë në të ardhmen -
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht











