Futboll
Xherdan Shaqiri konfirmohet kapiten i Baselit për sezonin 2026/2027
Klubi zviceran prezanton grupin e liderëve, me Albian Ajetin pjesë të këshillit të lojtarëve
Xherdan Shaqiri do të vazhdojë të mbajë shiritin e kapitenit te Baseli edhe për sezonin 2026/2027. Klubi zviceran ka konfirmuar se reprezentuesi shqiptar do të udhëheqë skuadrën, ndërsa portieri Jonas Omlin është emëruar zëvendëskapiten, transmeton tutje albinfo.ch.
Sipas raportimit të gazetës zvicerane Blick, pjesë e ekipit të kapitenëve janë edhe mbrojtësi Flavius Daniliuc dhe sulmuesi shqiptar Albian Ajeti.
Ndërkohë, këta katër futbollistë, së bashku me Beçir Omeragiq, Nicolas Vouilloz dhe Metinho, përbëjnë këshillin e lojtarëve me shtatë anëtarë, organ që ka rol të rëndësishëm në funksionimin e skuadrës.
Këshilli i lojtarëve është përgjegjës për zbatimin e rregullave të brendshme, ruajtjen e disiplinës dhe komunikimin mes futbollistëve dhe stafit teknik.
Trajneri i Baselit, Stephan Lichtsteiner, theksoi rëndësinë e këtij grupi drejtues, duke bërë të ditur se mban kontakte të vazhdueshme me anëtarët e këshillit.
“Shkëmbej informacione me këta lojtarë çdo javë. Pres që ata të vijnë tek unë nëse diçka nuk shkon, në mënyrë që të gjejmë një zgjidhje së bashku”, është shprehur Lichtsteiner./Albinfo.ch
Të tjera nga Futboll

Tre shqiptarët e Bayernit në fokus: A do ta zgjedhin Kosovën?
- Talenti shqiptar Leart Alija në prova te Austria Wien
- IFAB pranon gabimin ndaj Zvicrës: Embolo u përjashtua padrejtësisht në Botërorin 2026
- FIFA shpall golin më të bukur të Botërorit 2026, historinë e shkruan Sidny Lopes Cabral FIFA shpall golin më të bukur të Botërorit 2026, historinë e shkruan Sidny Lopes Cabral
E-Diaspora
-
Tre shqiptarët e Bayernit në fokus: A do ta zgjedhin Kosovën? Tre shqiptarët e Bayernit mund të jenë e ardhmja e Dardanëve... -
Vjenë
Talenti shqiptar Leart Alija në prova te Austria Wien -
Prishtinë
Elbenita Kajtazi emocionon publikun në Prishtinë: Të performosh në Kosovë është një privilegj i madh -
Policia e gjobit me 400 euro mërgimtarin që voziti mbi trotuar në Pejë -
Fluks në kufijtë e Kosovës, pritjet arrijnë deri në 90 minuta
Jeta në Austri
-
Vizitorët ndotin Danubin e Vjetër Danubi i Vjetër është një nga destinacionet më të njohura të larjes në Vjenë. Por vizitorët... -
25% e fëmijëve gjermanë që jetojnë në Austri humbasin një vit shkollor -
Rita Ora emocionon Vjenën, shpërthen në lot teksa flet për rrënjët nga Kosova -
Austri
Rita Ora elektrizoi skenën në Vjenë me hitet e saj botërore -
Euro drejt ndryshimit, BQE prezanton modelet e reja të kartëmonedhave











