Lajme
Dy të rinj shqiptarë organizojnë forumin ndërkombëtar “Future Diplomats” në Austri
Orines Gashi dhe Bahtir Bahtiri mblodhën 30 të rinj nga e gjithë Evropa në kuadër të “Peace Days 2026”, me fokus diplomacinë, lidershipin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar.
Një tjetër histori suksesi nga të rinjtë shqiptarë në diasporë vjen nga Austria. Orines Gashi dhe Bahtir Bahtiri, në bashkëpunim me partnerë ndërkombëtarë, kanë organizuar forumin “Future Diplomats” në kuadër të Peace Days 2026, një nismë që synon të fuqizojë rolin e të rinjve në diplomaci, politikë dhe lidership, transmeton Albinfo.ch.
Forumi u mbajt në European Youth Forum Neumarkt në Austri dhe mblodhi 30 të rinj të përzgjedhur nga vende të ndryshme të Evropës, të angazhuar në politikë, diplomaci dhe jetë publike, duke krijuar një hapësirë për dialog, shkëmbim përvojash dhe ndërtim urash bashkëpunimi për të ardhmen.
Orines Gashi e cilësoi organizimin e forumit si një nder dhe përgjegjësi të veçantë, duke theksuar rëndësinë e krijimit të platformave ku të rinjtë mund të diskutojnë mbi sfidat gjeopolitike të Evropës, diplomacinë moderne, pjesëmarrjen qytetare dhe fuqizimin e gjeneratës së ardhshme të liderëve.
Një nga momentet e rëndësishme të forumit ishte pjesëmarrja e profesor Valon Murtezajt si ligjërues i ftuar, i cili ndau me pjesëmarrësit përvojën e tij në fushën e diplomacisë, politikës së jashtme dhe proceseve integruese evropiane.
Ndërkohë, Bahtir Bahtiri bëri të ditur se, me ftesë të Ambasadës së Republikës së Kosovës në Austri, ai dhe Orines Gashi u pritën dhe u vlerësuan për kontributin e tyre në organizimin e “Future Diplomats Forum” dhe “Peace Days”.
Të dy organizatorët shprehën mirënjohje për bashkëpunimin me European Youth Forum Neumarkt, presidentin Christof Leitl, koordinatorin Dave Kock, si dhe partnerët e tjerë evropianë që mbështetën realizimin e kësaj nisme.
Forumi “Future Diplomats” konsiderohet një platformë e rëndësishme për afrimin e të rinjve nga e gjithë Evropa dhe për forcimin e lidhjeve të Kosovës me partnerët evropianë përmes diplomacisë rinore dhe bashkëpunimit ndërkombëtar./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Humb jetën tragjikisht në Gjermani studenti shqiptar nga Tetova Shqiptari nga Tetova humb jetën tragjikisht në Gjermani ... -
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë -
Tages-Anzeiger:» Hetime, borxhe dhe anulime fluturimesh, çfarë po ndodh me GP Aviation?» -
I mori fëmijët dhe iku në Francë, 30-vjeçarja nga Kosova përfundon nën hetim -
Itali
Shqiptari nga Kosova shpëton një 41-vjeçar nga mbytja në Itali
Jeta në Austri
-
Kurrikula e re e shkollave të mesme austriake shton inteligjencën artificiale, demokracinë dhe median Ministria e Arsimit e Austrisë ka hapur konsultime publike mbi kurrikulat e reja për shkollat e... -
Baleti Kombëtar i Kosovës shkëlqen në festivalin ndërkombëtar të vallëzimit në Austri -
Vjena rrit taksën turistike -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë














