Kosova
Armian Hanelli, shqiptari që ndërtoi karrierë nga Intel te NASA
Nga Shqipëria në NASA, historia frymëzuese e inxhinierit Armian Hanelli
U largua nga Shqipëria në moshën 16-vjeçare me një bursë studimi në SHBA, ndërsa sot kontribuon në zhvillimin e teknologjive të avancuara për misionet hapësinore të NASA-s, transmeton albinfo.ch.
Një tjetër histori suksesi vjen nga shqiptarët që kanë arritur të ndërtojnë karrierë në institucionet më prestigjioze në botë. Armian Hanelli, i cili u largua nga Shqipëria në moshën 16-vjeçare pasi fitoi një bursë studimi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, është sot pjesë e Administratës Kombëtare të Aeronautikës dhe Hapësirës (NASA).
Falë përkushtimit, punës së palodhur dhe pasionit për shkencën e teknologjinë, Hanelli ndërtoi një karrierë të suksesshme në fushën e inxhinierisë elektrike. Para se t’i bashkohej NASA-s, ai fitoi përvojë profesionale në kompaninë e njohur të teknologjisë Intel, një nga liderët botërorë në industrinë e mikroprocesorëve dhe teknologjisë.
Sot, si pjesë e NASA-s, Armian Hanelli punon në projekte të teknologjisë së avancuar, duke kontribuar në zhvillimin e inovacioneve që mbështesin misionet hapësinore dhe kërkimin shkencor.
Rrugëtimi i tij është një dëshmi se arsimi cilësor, këmbëngulja dhe puna e vazhdueshme mund t’i çojnë të rinjtë shqiptarë drejt institucioneve më prestigjioze në botë.
Historia e Armian Hanellit mbetet një shembull frymëzues për brezin e ri, duke treguar se me vizion, përkushtim dhe besim në aftësitë e veta, ëndrrat më të mëdha mund të bëhen realitet./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Sot i jepet lamtumira e fundit 20-vjeçarit nga Kosova që u vra tragjikisht në Suedi Gent Maksutaj do të varroset në fshatin Banjë, ndërsa autoritetet suedeze po vazhdojnë hetimet për vrasjen... -
Mira Murati prezanton modelin e parë të inteligjencës artificiale “Inkling” -
Cyrih
Elbenita Kajtazi mbyll me sukses debutimin në Operën e Cyrihut -
Gjermani
Oficeri i FSK-së, Bujar Ferizi, diplomon në Kolegjin Ndërkombëtar të Shtabit të Përgjithshëm në Gjermani -
Itali
Nga Gostivari në elitën e gastronomisë italiane, historia frymëzuese e shefit Erduan Rexhepi
Jeta në Austri
-
Vjena rrit taksën turistike Vjena po e rrit ndjeshëm taksën lokale për turistët - dhe kështu bëhet qyteti me taksën... -
Problemi i drogës po rritet në Vjenë -
„Dita Kulturore Shqiptare“ në Graz, simbol i bashkimit të shqiptarëve në diasporë -
Austri: Arrestohet kosovari i kërkuar ndërkombëtarisht -
Austria ndryshon rregullat e përfitimeve familjare për refugjatët ukrainas













