Kosova
Dorëzohen mbi 150 nënshkrime për Kuvend të jashtëzakonshëm në LDK, synohet shkarkimi i Abdixhikut
Deputeti Armend Zemaj dhe Florian Dushi kanë dorëzuar iniciativën, ndërsa sipas Statutit, Kryesia e LDK-së duhet ta thërrasë Kuvendin brenda 60 ditëve.
Deputeti i zgjedhur i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Armend Zemaj, dhe kryetari i Degës së Dytë të LDK-së në Prishtinë, Florian Dushi, kanë dorëzuar të mërkurën nënshkrimet e mbledhura për thirrjen e Kuvendit të jashtëzakonshëm të partisë, përcjell albinfo.ch.
Iniciativa synon shkarkimin e kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku, pas rezultatit të zgjedhjeve parlamentare të 7 qershorit, ku partia u rendit sërish e treta.
Sipas Zemajt, janë siguruar më shumë se 150 nënshkrime, ndërkohë që Statuti i LDK-së parashikon se për thirrjen e Kuvendit nevojiten të paktën 118 nënshkrime nga 355 delegatët.
Pas dorëzimit të kërkesës, Kryesia e LDK-së është e obliguar që ta thërrasë Kuvendin e jashtëzakonshëm brenda 60 ditëve.
Sekretari i partisë, Ilir Ferati, kishte deklaruar më herët se një kërkesë e tillë do të trajtohej me seriozitet sapo të dorëzohej zyrtarisht.
Kujtojmë se Abdixhiku i mbijetoi një votëbesimi në janar, ndërsa në zgjedhjet e 7 qershorit LDK-ja fitoi tre deputetë më shumë krahasuar me zgjedhjet paraprake, duke garuar me ish-presidenten Vjosa Osmani si bartëse të listës./Albinfo.ch
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Zvicër–Kosovë, tregtia arrin 175 milionë franga: Marrëveshja e re heq barrierat doganore Shkëmbimet tregtare mes Zvicrës dhe Kosovës kanë shënuar zhvillim dinamik gjatë viteve të fundit. Vetëm në... -
Kosovë–EFTA: Marrëveshja e Tregtisë së Lirë hyn në fuqi më 1 tetor -
Qarkullim i qetë në kufijtë e Kosovës, pritje deri në 20 minuta në Dheu i Bardhë -
Albanian Engineering of Switzerland: Tre të nominuar për Çmimin e Ekselencës Akademike 2026 -
“Re:Connect” bashkoi 16 të rinj nga Zvicra dhe Kosova në Prizren
Jeta në Austri
-
Çdo i dyti nxënës në shkollat vjeneze nuk flet gjermanisht Në Vjenë, nevoja për mbështetje në gjuhën gjermane është e lartë. Në të gjithë Austrinë, kjo... -
Austri: Bëhet thirrje për shkurtim prej disa miliardë eurosh në buxhetin e BE-së -
Austria e Poshtme do të mbyllë tre qendra të tjera azili -
Vjenë
Gurët e Adriatikut bëhen art: Luan Bajraktari me ekspozitën “Beneath the Tongue, a Pebble” në Kroaci -
Sa orë punohet në Zvicër dhe Evropë?












