Lajme
ABSM përmbylli me sukses semestrin me “Sommer Apéro 2026” në Basel
Në një atmosferë të ngrohtë dhe festive, ABSM Basel – Instituti i Trajnimit dhe Këshillimit për Migrantët (Integriert mit Sprache und Bildung) organizoi aktivitetin tradicional “Sommer Apéro 2026”, duke shënuar përfundimin e një semestri të suksesshëm. Në këtë mbrëmje u mblodhën kursantë, bashkëpunëtorë, përfaqësues institucionesh dhe mysafirë, të cilët festuan së bashku arritjet e muajve të fundit.
Programi u hap me fjalën përshëndetëse të Balbine Kashamës, ndërsa të pranishmit i përshëndetën edhe Nazmi Jakurti, Ambasadori i Republikës së Kosovës në Zvicër, Mentor Latifi, si dhe Irene Fontanilles, të cilët vlerësuan kontributin e ABSM-së në promovimin e integrimit, arsimit dhe bashkëjetesës në shoqërinë zvicerane.
Pjesa artistike e mbrëmjes u pasurua nga interpretimet e Arsim Lekës në saksofon, Martin Wyss në kontrabas dhe Lucio Marelli në bateri. Performanca e tyre krijoi një atmosferë të veçantë, duke i dhënë aktivitetit një dimension kulturor e festiv.
Në këtë ngjarje ishte i pranishëm edhe themeluesi dhe kryetari i ABSM-së, Skender Nikoliqi, së bashku me stafin e institucionit. Mbrëmja konfirmoi edhe një herë rolin e rëndësishëm që luan ABSM në promovimin e integrimit, dialogut ndërkulturor dhe forcimin e lidhjeve mes komuniteteve në Zvicër
Foto:
Foto&VIDEO: Gent Merssinaj
E-Diaspora
-
Bie numri i kosovarëve që punojnë në Slloveni Nga rreth 16,600 në mars 2024, numri i shtetasve të Kosovës në punësim ka zbritur në... -
Rame Lahaj nis në Cyrih turneun ndërkombëtar “PASSION & ORIGIN” -
“Shame and Money” prezantohet para publikut në Këln -
“Liria Ka Emër” njofton për protesta në katër qytete të Gjermanisë më 26 shtator -
Shqiptarja ndalohet në aeroportin e Memmingenit për tejkalim të qëndrimit
Jeta në Austri
-
DHL i rrit çmimet në Austri me 5,4 për qind DHL Express i përshtat tarifat e saj në fillim të vitit; kjo do të jetë e... -
Dardanët nisin përgatitjet për ndeshjen ndaj Austrisë -
Austria heq vinjetën ngjitëse, nga viti 2027 vetëm në format digjital -
Vjenë
Tringa Haxhiu përfundon me notën maksimale Masterin në të Drejtën Ndërkombëtare Biznesore në Universitetin e Vjenës -
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto











