Lajme
ETH Cyrih mbetet në mesin e 10 universiteteve më të mira në botë për të 12-in vit radhazi
Universiteti zviceran renditet i teti në botë, ndërsa edhe disa institucione të tjera të arsimit të lartë në Zvicër përfshihen në mesin e më të mirëve globalisht
ETH Zürich ka ruajtur pozicionin e tij ndër universitetet më prestigjioze në botë, duke u renditur në mesin e 10 universiteteve më të mira për të 12-in vit radhazi, transmeton albinfo.ch.
Në renditjen e këtij viti, e cila përfshin 1,500 universitete nga 106 vende të botës, ETH Cyrih zë vendin e tetë në nivel global dhe mbetet universiteti më i vlerësuar në Evropën kontinentale.
Institucioni ka shënuar përmirësim të dukshëm në disa tregues kyç, përfshirë reputacionin te punëdhënësit, mundësitë e punësimit për të diplomuarit dhe bashkëpunimin ndërkombëtar në fushën e kërkimit shkencor.
Suksesi i arsimit të lartë zviceran nuk kufizohet vetëm te ETH Cyrih. Edhe EPFL, me seli në Lausanne, renditet i 22-ti në botë, duke konfirmuar pozitën e fortë të Zvicrës në arsimin universitar dhe kërkimin shkencor.
Ndërkohë, Universität Zürich renditet në vendin e 98-të, ndërsa universitetet e Gjenevë, Bazel, Bernë, Lausanne dhe Università della Svizzera italiana (USI) figurojnë gjithashtu në mesin e 500 universiteteve më të mira në botë.
Rezultatet konfirmojnë edhe një herë pozitën e Zvicrës si një nga vendet me sistemin më cilësor të arsimit të lartë dhe kërkimit shkencor në nivel ndërkombëtar./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Fondacioni “Bajrije Ljama”, mbështetje konkrete për studentët në Maqedoninë e Veriut Pas 16 studentëve të mbështetur vitin e kaluar, këtë vit numri i përfituesve nga Fondacioni "Bajrije... -
Më 25 shtator 2026, grupi “Minatori” do të performojë live në Zvicër -
“Jo në emrin tim”, shqiptarët mblidhen për protestën e 27 shtatorit në Gjenevë -
Ansambli “Trojet” organizon mbrëmje festive për 28 Nëntorin në Winterthur -
“DUA” në Zurich Film Festival, filmi i Blerta Bashollit në garën ndërkombëtare
Jeta në Austri
-
Në Austri ndryshojnë kufijtë e tatimit, punëtorëve mund t’u rritet paga neto Nga 1 janari 2027, kufijtë e kategorive të tatimit mbi të ardhurat do të rriten me... -
Diaspora nga Zvicra, Gjermania e Austria në protesta në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Edhe në Vjenë protestë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së -
Zbulohen mbi 18 kilogramë drogë: Arrestohen një shqiptar dhe një austriak -
Austri
Shqiptari dënohet me gjashtë vjet burg në Austri për nëntë vjedhje










