Lajme

Rritet numri i blerjeve të armëve në Zvicër gjatë vitit 2025

Sipas një sondazhi të transmetuesit publik zviceran SRF, lejet për blerjen e armëve janë rritur nga 10 deri në 30 për qind. Autoritetet thonë se ligjet strikte për armët zbatohen në mënyrë rigoroze.

Një numër gjithnjë e më i madh njerëzish në Zvicra po blejnë armë zjarri. Një sondazh i realizuar nga transmetuesi publik SRF tregon se gjatë vitit 2025 është regjistruar një rritje prej 10 deri në 30 për qind e lejeve për blerjen e armëve, transmeton albinfo.ch.

Megjithatë, autoritetet zvicerane nuk e konsiderojnë këtë zhvillim si shqetësues. Sipas Karin Kayser-Frutschi, presidente e Konferencës së Drejtorëve Kantonalë të Drejtësisë dhe Policisë, rritja mund të shpjegohet pjesërisht me pasiguritë që lidhen me situatën globale.

Ajo theksoi se më e rëndësishme sesa numri i lejeve të lëshuara është fakti se kujt i jepen ato dhe në çfarë rrethanash përdoren armët.

Sipas saj, nuk ka arsye për alarm, pasi legjislacioni për armët në Zvicra zbatohet në mënyrë shumë rigoroze nga autoritetet përgjegjëse./Albinfo.ch